Reagimet e botës së futbollit

Vdekja e Muhammad Alis nuk e ka tronditur vetëm botën e boksit, por edhe të sporteve të tjera, duke përfshirë këtu edhe futbollin.
Shumë yje të futbollit, lojtarë si dhe trajnerë, kanë reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen e legjendës së boksit, Muhammad Ali, i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.
“Pusho në paqe më i miri i gjitha kohërave”, ka shkruar Kevin-Prince Boateng.
“Gjithmonë do të mbetesh më i miri”, shkruan Claudio Marchisio.
“Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Pele.
“Pusho në paqe kampion”, shkroi Raktici.
“Asgjë nuk është e pamundur”, ka shkruar Zinedine Zidane.
“Më i miri i të gjitha kohërave. Asgjë nuk është e pamundur”, ka shkruar Carlo Ançeloti në mesin e shumë yjeve.