Raporti, të fundit në Ballkan për kapitalin njerëzor

455

Shqipëria renditet e fundit në Ballkan sipas Indeksit të Kapitalit Njerëzor 2016, duke rënë 4 shkallë krahasuar me vitin e shkuar. Pikët në rang botëror janë 68.23, renditjen më të mirë në Ballkan e ka Kroacia, e 39, Serbia e 57 dhe Maqedonia e 59. “World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor dhe të 70-N në renditjen globale, ku janë marrë në konsideratë të dhënat e 130 shteteve. Lista e këtij viti kryesohet nga Finlanda, ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Japoni, ndërsa të fundit në listë janë Çad, Jemen, Mauritani.
Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe kombinuar kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson të gjitha shtetet. Sipas raportit, ajo çfarë na “penalizon” ne, është puna te fëmijët.
Indeksi mbështetet në katër themele studimore për përcaktimin e treguesit të kapitalit njerëzor:
-Arsimi, shëndeti dhe mirëqenia, forca e punës dhe punësimi si dhe mundësitë. Te themeli i parë përfshihen treguesit arsimorë në sasi dhe cilësi në çdo nivel, parashkollor, parauniversitar dhe universitar me forcën e punës sot dhe për të ardhmen.
– Shëndeti dhe mirëqenia theksojnë gjendjen psiko-fizike të popullatës që nga vegjëlia deri në moshën madhore.
– Treguesi i tretë mbështetet te mjaftueshmëria e përvojës në punë dhe aftësimi i popullatës në moshën për punësim të një vendi.
– Së fundi, mundësitë për gjendjen ligjore, punët publike dhe infrastrukturën për ta shndërruar në tregues të kapitalit njerëzor.