Pse nuk lejoi që ylli i tij të vendosej në tokë?

Muhamed Ali, i cili ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm, përveç se ishte boksier legjendar, ai ka qenë edhe besimtar i devotshëm mysliman.
Si i suksesshëm në karrierë, Muhamed Alisë i takonte edhe pllaka e tij në rrugën “Walk of Fame” të Hollywood’it.
Mirëpo, ylli i tij në sheshin e të famshmëve dallon nga të tjerët.
Pllaka e tij është vendosur në mur, e jo në tokë.
Kjo për shkak se Muhamed Ali refuzoi që ylli i tij të shkelet nga njerëzit, pasi ai barte emrin e profetit Muhamed dhe ai nuk mund të lejonte një gjë të tillë.
Në një intervistë të bërë shumë kohë më parë, legjenda e boksit botëror që vdiq sot në moshën 74-vjeçare, Muhammad Ali, ishte pyetur nga gazetari amerikan, Michael Parkinson, nëse kishte truproje, dhe përgjigjja e tij ishte mjaft interesante.
Michael Parkinson: A keni truproje?
Mohammed Ali: Jo, kam një truproje. Ai nuk ka sy, edhe pse Ai sheh. Ai nuk ka veshë, edhe pse Ai dëgjon. Ai mban mend çdo gjë me ndihmë të mendjes dhe kujtesës. Kur ai dëshiron të krijojnë diçka, Ai thjesht e urdhëron krijimin e asaj gjëje, dhe ajo gjë gjallërohet, por ky urdhër nuk i përçon fjalët, të cilat formohen me gjuhë. Ai dëgjon fshehtësitë e tjerëve në mendime të qeta. Ky është Zoti, Allahu. Ai është truproja ime. Ai është truproja e juaj. Ai është Suprem, i Zgjuar.