Nafta rritet me 50 lekë për litër

Çmimet e naftës në vend kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, me 5 lekë për litër. Tregtuesit e karburantit e kishin paralajmëruar këtë shtrenjtim nëse nafta në tregjet ndërkombëtare do të vazhdonte të qëndronte në kuotat e rreth 50 dollarëve për fuçi.
Në pikat e tregtimit të Kastratit, një litër benzinë tregtohet me 164 lekë dhe nafta ka arritur çmimin e 162 lekë, nga 157-158 lekë që ishte më parë.
Eida e ka rritur naftën në 161 lekë, ndërsa Alpet në 165 lekë. Bolv Oil e tregton benzinën me 163 lekë dhe naftën me 160 lekë për litër.
Kjo është rritja e dytë e çmimeve të naftës këtë vit, pas rënies në janar nën nivelin e 150 lekeve. Megjithatë, tregtuesit pohojnë se ndonëse në raport me janarin, nafta në tregun ndërkombëtare pothuajse është dyfishuar, në Shqipëri ka mbetur në nivele të qëndrueshme, me një shtrenjtim prej 10%