Mrika rikthen hetuesinë ushtarake

Ministria e Mbrojtjes ka rikthyer hetuesinë ushtarake. Me një urdhër të ministres Mimi Kodheli, është hapur një tender për “rikonstruksionin e dhomave të ndalimit disiplinor”, për nevoja të Policisë Ushtarake.
Bold News ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku fondi limit është rreth 165 milionë lekë të vjetra. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 4 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Tenderi do të bëhet më 27 qershor.
Sipas dokumenteve, është parashikuar rregullimi i 10 dhomave të ndalimit disiplinor, ku 9 do të jenë dhomë fjetje dhe një ngrënie. Gjithashtu, do të ketë një dhomë e kujdesit mjekësor, dhomë vizite dhe takimi, do të ketë dushe. Në projekt janë të detajuara edhe dyert apo dritaret, të cilat do të jenë me zgavra hekuri.
Nga tenderi, duket se Kodheli ka sjellë një traditë të hershme në Shqipëri, atë të burgut ushtarak. Prej vitesh, kjo traditë ishte lënë në harresë, ndërsa me ardhjen e socialistëve në pushtet, ka lindur edhe ideja e ngritjes së këtij burgu.
Pyetjes se, përse duhet të shpenzohet për një burg të tillë, vetëm ministrja Kodheli mund t’i përgjigjet, ndërsa nga ajo që duket në këto dokumente, është se tashmë ka nisur edhe gjuetia ndaj ushtarakëve, të cilët në këtë rast janë të paralajmëruar. Ushtarakë kujdes! Qeveria ka investuar për t’ju kapur me shkelje…