Njerëzit rrallojnë edhe kafenë, bie konsumi

365

Kafeja një nga produktet me popullore në Shqipëri, pas një rritje të admirueshme të importeve vitin që shkoi duket se, po përjeton krizën e konsumit të dobët.
Në tremujorin e parë importet e kafesë kanë rënë me 7 për qind sipas të dhënave nga doganat.
Burimet nga tregu pohojnë se, importet më të ulta reflektojnë dobësitë nga ana e kërkesës. Emigracioni mësohet të jetë një shkak. Mbi 66 mijë shqiptare u raportuan si azilkërkues në vitin 2015 nga EUROSTAT, ndaj ky cilësohet edhe si një argument i mjaftueshëm për uljen e konsumit të disa produkteve bazë siç është edhe kafeja.
Gjatë tremujorit të parë 2016 u importuan 1979 tonë kafe nga 2122 tonë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tendenca ka qenë e kundërt në 2015-ën. Ndërsa mallrat e tjerë të akcizës shfaqen dobësi gjatë vitit 2015, sidomos importet e kafesë u rriten me ritme dyshifrore.
Sakaq tregu i konsumit me pakicë të kafesë ka reaguar me ulje të çmimeve. Çmimet e kafesë sipas INSTAT kanë pësuar ulje vjetore në janar–mars 2016 në intervalet -1.3%, -1.6%-për qind.
Si për të gjithë mallrat e tjerë të akcizës edhe për kafenë niveli i taksimit ka ndryshuar disa herë. Nga 30 për qind të vlerës së importit në 1996 akciza u bë fikse në 2003, ndërsa lehtësimi nisi pas 2010.
Duke ndjekur modelin e shumicës së vendeve të BE në 2012 akciza për kafenë e papjekur u bë 0 nga 30 lekë kilogrami që ishte, ndërsa për kafen e papjekur taksimi me akcizë u ul ndjeshëm.