Zbardhet biseda e Nanos me protestuesit te Unaza e Re: Jam bërë pishman para Zotit që ua solla Ramën

180

Banorët e Unazës së Re, të cilët vazhdojnë protestën e tyre të përmbrëmshme prej muajsh, sot kanë patur një vizitor special.

Po flasim për ish-kryeministrin Fatos Nano i cili ka kaluar në zonën ku protestohej bashkë me bashkëshorten e tij, Xhoanën,

Teksa protestuesit i treguan dy gishtat, Nano iu është përgjigjur me Ok, ndërsa nuk kanë munguar as buzëqeshjet nga të dyja palët.

Nano: S’ka Zot që ju prish juve banesat!!

Një banor me inicialet R.R: Na e bëre dhuratë Edi Ramën?

Nano: Jam bërë pishman para Zotit! (thotë Rama ik, duke bërë edhe xhestin me gisht).

Ish-kryeministri Fatos Nano është njeriu që rikthehu në Shqipëri Edi Ramën dhe e katapultoi atë në politikë. Por pendimin e tij për këtë veprim ai e ka shprehur disa herë, dhe përshëndetja e sotme me banorët e Astirit e përforcon këtë.