Veliaj ve në rresht drejtorët e rrugëve dhe nëpunësit e Bashkisë në festën e PS, reagon Berisha

55

Qytetarët kanë denoncuar përfshirjen në masë të nëpunësve të shtetit në fushatën elektorale për kandidatët e Partisë Socialiste. Rasti më i fundit është ai i drejtorit të doganës së Beratit, Aurel veizaj, në mbështetje të Erion Veliajt. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj denoncimeve të qytetarëve duke publikuar mesazhet e tyre me këtë shënim: “I gjithë narkoshteti në fushatë për Lal Plehun! Ligjet janë letër e vdekur për narkozyrtarët e Edvinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

DENONCIMI

Qeveria ka ngritur një Task-Force për ndalimin e përdorimit të punonjësve të administratës publike dhe materialeve shtetërore për fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Task Force supozohet të marrë masa për shkarkimin e punonjësve që shkelin ligjin dhe angazhohen në fushatë, edhe jashtë orarit të punës.

Në VKM theksohet se:

Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

  1. a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
  2. c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.

Shihni çfarë ndodh realisht:

  1. Aurel Veizaj, Kryetar (Drejtor) i Degës Doganore Berat (nëpunës civil), bën fushatë për Partinë Socialiste, kandidatin Erion Veliaj dhe kandidaten për këshillin bashkiak, Teuta Vodo, me pankarta dhe parulla, ekspozuar publikisht në rrugët e Tiranës dhe në Facebook. Kjo, në shkelje të plotë të pikes 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave, në kuptim të nenit 37 të ligjit nr.152/2013. Më e rëndë nëse këtë e ka bërë në orar të punës.

Një tjetër informacion tregon mbi mënyrën se si emërohen nëpunesit civilë të nivelit drejtues.  Bashkëngjitur foto e z.Veizaj përkrah deputetit Ervin Bushati në rolin e komisionerit të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e fundit.