Shfaqja e shëmtuar e ministres së Shëndetësisë në Spitalin e Beratit…

121

Shfaqja e shëmtuar e Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në Spitalin Rajon Berat, pēr të bërë mashtrimin e rradhës në rikonstruksionin e Repartit të Pediatrisë, si investim dhe arritje e kësaj qeverie na detyron të flasim me fakte reale:

➡️Rikonstruksion i Repartit të Pediatrise ne spitalin e Beratit eshte arritur pasi ka kaluar me vendim të Këshillit Bashkiak në vitin 2018, pas marreveshjes se bashkepunimit mes Bashkisë Berat dhe Spitalit Rajonal Berat për  rikonstruksionin e Shërbimit të Pediatrisë, i cili u financua 100% nga Bashkia Berat. Meqënëse Bashkia Berat promovon dhe zbatonprojekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisësë jetesës dhe shërbimeve ofruar në mbështetje të shëndetit të qytetarëve të Beratit. Më pas dhe ka nisuredhe zbatimi i projektit me:

Kontratën e lidhur në datë 18 .07.2018

Vlera e Kontrates 11 566 609 leke me tvsh.

Afati i punimeve 4 muaj

Ku specifikisht jane kryer keto punime: punime prishje, punime murature, punime hidroizolimi, punime shtresash,punime suvatimi, punime dyer – dritare, punime bojatisje, punime elektrike, punime hidrosanitare

Objekti ka perfunduar dhe është në proces kolaudimi ku me pas do te merret në dorëzim nga Bashkia Berat.

E vërteta është se kjo qeveri dhe kjo Ministre kurrë nuk kanë pasur në fokus te politikave të tyre shëndetit e fëmijeve, pasi sot fëmijet nuk kane akses në kujdes shëndetësore sipas standarteve europiane, arsim dhe mbrojtje sociale. Ne mbajme vendin e parë në Europe për vdekshmërine foshnjore dhe për numrin e femijeve qe paraqesin vonesa në rritje. Ku raporti i publikuar së fundmi nga °save the children§ tregon se mbi 2000 fëmijë gjenden në situatë rruge.

Asnjë hap pas për nje Shqipëri plot shpresë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Juvina Qevani

Sekretare e Degës Partia Demokratike Berat