65.5 milion euro kontrata sekrete për baxhanakun, Beqen dhe Eftimiun

265

Baxhanaku i kryeministrit Rama, Armand Frangu, rezulton një nga përfituesit më të mëdhenj, së bashku me Ilir Beqajn të miliona eurove fonde publike me anë tenderash, koncesionesh e kontratash PPP (Partneritet Publik Privat).

Sipas Departamentit të Anti-korrupsion në PD, Frangu ka përfituar 21.7 milionë euro në periudhën 2014-2019, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, 38.4 milionë euro.

Treshja plotësohet nga vëllezërit Alban e Olsi Eftimi me 5.5 milionë euro.

Denoncimi i plotë i PD-së:

KONTRATAT SEKRETE DHE OLIGARKËT E RAMËS SI PËRFITUES TË TYRE

Oligarkët-klientë të Ramës në këto 6 vite i kemi parë si përfitues të miliona eurove nga fondet publike, me anë të kontratave publike (tender, koncesione, PPP, ankande, qira, etj).

Nga një hetim i kryer nga BIRN, publiku u njoh me faktin sesi gjatë qeverisjes së Ramës, përdorimi i kontratave të klasifikuara kish pësuar një rritje eksponenciale në raport me mesataren e numrit të këtyre kontratave.

Duke analizuar objektet e kontratave, me sy të lirë, është lehtësisht e kuptueshme se ka pasur një keqpërdorim kolosal të kësaj figure të veçantë, kontratës së klasifikuar, kryesisht nga AKSHI.

Nga një verifikim i kryer mbi të dhënat e thesarit, për periudhën janar 2014-maj 2019, rezulton si më poshtë:

Pagesa thesari për kontrata të klasifikuara janë 277, me vlerë 16,6 miliard lekë, ose 13,6 milion euro. Nga këto, vetëm AKSHI rezulton të ketë kryer 175 pagesa thesari për kontrata të klasifikuara, me vlerë 12,7 miliard lekë, ose 10,4 milion euro.

Sigurisht, në këtë tortë me emër ndryshe, nuk mund të mos kishin pjesën e tyre Ilir Beqaj, Armand Frangu dhe Alban Eftimi, klientët e rilindur të Ramës.

Konkretisht:

  1. ARMAND FRANGU(baxhanaku i Ramës), nëpërmjet shoqërisë Advance Business Solutions – ABS shpk, ka përfituar:

31 transaksione, me vlerë 3,8 miliard lekë, ose 3,1 milion euro.

Tendera (publikë): 51, me vlerë 22,7 miliard lekë, ose 18,6 euro.

TOTAL: 26,5 miliard lekë, ose 21,7 milion euro.

  1. ILIR BEQAJ, nëpërmjet shoqërive Intech + dhe Fastech, ka përfituar:

24 transaksione, me vlerë 600 milion lekë, ose 491 mijë euro.

Tendera (publikë): 151, me vlerë 46,2 miliard lekë, ose 37,9 milion euro.

TOTAL: 46,8 miliard lekë, ose 38,4 milion euro.

  1. ALBAN dhe OLSI EFTHIMI, nëpërmjet shoqërisë Atelier 4 shpk, ka përfituar:

3 transaksione, me vlerë 309 milion lekë, ose 253 mijë euro.

Tendera (publikë): 50, me vlerë 6,4 miliard lekë, ose 5,2 milion euro.

TOTAL: 6,7 miliard lekë, ose 5,5 milion euro.

Vlera e kontratave të klasifikuara të përfituara nga tre oligarkët:

58 transaksione, me vlerë 4,7 miliard lekë, ose 3,8 milion euro, pra 30% të vlerës total të kontratave të klasifikuara e kanë përfituar vetëm tre klientë të Ramës, pjesë e rrethit të ngushtë të klientëve më të cilët bashkëplaçkit paratë e shqiptarëve.