Rama futet si “klandestin” në Shkodër, qytetarët i bllokojnë rrugën

59

Qytetarë të shumtë, nën thirrjet “Rama ik”, “Rama mafioz” ka bllokuar pak më parë superstradën Lezhë-Shkodër në pritje të kryeministrit Edi Rama, që pritet të mbajë një takim pas disa minutash.

Vetë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk ka dhënë leje për organizimin e mitingut, ndërsa është shprehur e vendosur për moslejimin e zhvillimit të tij.

Në qendër të qytetit të Shkodrës po vijon puna për ngritjen e podiumit, ndërsa ka prani të shtuar të policisë.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkodër, por nga një tjetër rrugë për të mos u përballur me protestuesit.