Publikimi i përgjimeve nga BILD dëshmon se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe dirigjent i skenarit ishte Edi Rama

66

Partia Demokratike në Dibër ka reaguar nëpërmjet z. Xhemajl Gjunkshi pas përgjimeve të reja të publikuara mbrëmë nga Gazeta Bild, ku dëshmohet se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe u blenë nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe dirigjent i kësaj skeme ishte vetë Kryeministri Edi Rama.

“U dëgjua regjisori Damjan Gjiknuri i cili me paratë e shqiptarëve dhe me grupin e gangsterëve kishte shkaktuar “tërmet”! U dëgjua Ulsi Manja, i cili pas atyre “vjedhjeve” u gradua Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njeriu që do të bënte dhe po bën Reformën në Drejtësi, ose siç i themi ne nga Dibra “Me i var ujkut mëlçitë për qafe” U dëgjua Sajmir Tahiri i cili flet me shefat politik policor për vjedhje votash si dhe politizimin e kupolës se Policise se Shtetit! U dëgjuan drejtorët e institucioneve dhe të bashkisë, që herë bënin pazare për vota e herë bënin presion duke ofenduar, poshteruar e intimiduar votuesit!”, tha Gjunkshi.

Këto përgjime, theksoi ai, tregojne qartë se kjo qeveri eshte jo legjitime. Pushteti vendor ne Diber është blere me paratë e pista te drogës, dhe te krimit. Pergjimet tregojne se: Policinë vendore Diber dhe Policine e Shtetit e drejtojnë banditë, bashkëpunëtorë të krimit dhe matrapazë votash. Që mesuesit zhdukeshin nga vendi i punës, nëse nuk deklaronin votën hapur. Këto përgjime treguan se të gjithë këto ministra, deputetë, drejtorë përfshi edhe vetë kryeministrin, funksiononin sipas skenarit të bosit te krimit Imer Lala.

“Ne kete situate tejet të rende, me pasoja te pa parashikueshme per vendin; per te mos e derguar popullin në vlla-vrasje, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të dorëhiqen menjëherë, nga ëndrrat diktatoriale për të bërë votime komuniste. Të shkarkohet dhe të merret nën hetim menjëherë Ulsi Manja nga Kryetar i Komisionit të Ligjeve, si njeri i pabesueshëm për të ndjekur reformën në drejtësi. Të arrestohet Damjan Gjiknuri si truri i vjedhjeve të votave në Dibër. I bej thirrrje ushtar Lleshaj: Te distancohet nga kjo bande e organizuar kriminale”.

Z. Gjukshi theksoi se ky grup i mire strukturuar kriminal, ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten zgjodhi marionetën e tyre Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, personi qe se bashku me ekipin e saj varrosën të gjitha dosjet e krimit duke perfshirë edhe dosjen 184!

“Harrojeni qe ne keto kushte dhe me kete bande kriminale mund te realizoni votimet me date 30 Qershor 2019”, tha ai.

Z. Gjunkshi u bëri thirrje dibranëve dhe të gjithë shqiptarëve të bashkohen ditën e Premte në orën 20:00 para Kryeministrise, për të protestuar dhë për të larguar këtë qeveri kriminale.