Precedenti i harruar që i jep të drejtë Presidentit!

114

Oerd BYLYKBASHI

Presidenti sapo anuloi 30 qershorin si date zgjedhjesh vendore. Ne pritje te konsultes politike, ai ende nuk ka nje date te re. Presidenti e beri te qarte qe data e re do te caktohet ne nje date te pershtateshme‎. Por sot kemi nje boshllek. Ky boshllek ka nje precedent qe dikur shpetoi zgjedhjet dhe kete precedent e ka vendosur Parlamenti dikur ne vitin e larget 2005.

Listat e zgjedhjeve te vitit 2000 ishin krejtesisht te manipuluara. 600 mije emra (25%) te listes prej 2,4 milion zgjedhesish‎ ishin te dubluar dy apo me shume here dhe 150 mije prej tyre ishin rekorde fantazem, te falsifikuar, qe nuk figuronin fare ne regjistrat e gjendjes civile.

100 zonat zgjedhore njeemerore per zgjedhjet per Kuvendin‎ e vitit 2001 u hartuan mbi bazen e kesaj liste zgjedhesish te manipuluar. Rezultati ishte nje harte zonash zgjedhore e manipuluar rende ku ne jug te Shqiperise ku PS ishte e forte, nje mandat zgjedhesh deri edhe me 40% me pak vota se ne veri, duke i dhene avantazh ne tavoline PS kunder opozites. Njesoj sic PS beri me harten e ndarjes territoriale ne 2014 per te fituar avantazh ne harten e bere mbi tavolinen e PS.

Reforma 2002-2003 konstatoi kete deformim te rende te standarteve te zgjedhjeve dhe me marreveshjen e PS dhe PD te 17 majit 2003 u ra dakord qe zonat zgjedhore per zgjedhjet e 2005 te ribeheshin. Por ne nentor te vitit 2004 mazhoranca e ‎PS nderpreu njeanshmerisht procesin e hartimit konsensual te 100 zonave te reja zgjedhore sepse vendosi te mbante zonate e vjetra dhe te shfrytezonte avantazhin. Opozita, si kunderpergjigje bllokoi ne dhjetor 2004 miratimin e amendamenteve te reformes zgjedhore te viti 2004.

Kriza politike qe u nxeh shpejt, u zgjidh me nje marreveshje ne ditet e fundit te dhjetorit 2004. PS dhe PD rane dakord, me negocim te OSBE, qe ligji i 100 zonave zgjedhore te shfuqizohej pa miratuar nje ligj te ri qe ta zevendesonte. Ne janar 2005 Parlamenti shfuqizoi ligjin duke krijuar vakum jo vetem ne legjislacion, por ne vete sistemin zgjedhor qe 100 mandate i zgjidhte me zona njeemerore dhe 40 mandate i zgjidhte me lista proporcionale. Kuvendi caktoi muajin mars 2005 si afat per ligjin e ri.

Kjo krijoi nje vakum gjigand ligjor sepse pa kete ligj mungonte baza ligjore per 71% te mandateve te Kuvendit. Pa kete ligj, dhe pa nje ligj te ri, zgjedhjet e korrikut 2005 nuk mund te zhvilloheshin dhe askush nuk kishte garanci qe ligji i ri do te miratohej perpara zgjedhjeve.

Pra, VULLNETI POZITIV POLITIK i paleve politike per te bere zgjedhje me standarte demokratike ishte ‎thelbesor qe te arrihej marreveshje dhe ligji i ri te plotesonte boshllekun jo thjesht ligjor qe shkaktoi Kuvendi, por me pasojen kushtetuese te mosmbajtjes se zgjedhjeve

Por atehere Kryeminister dhe kryetar i PS ishte Nano, qe bente marreveshje, dhe jo Rama qe kur i ben marreveshjet, i shkel dhe mburret se eshte i zoti t’ua hedhe ‎te tjereve. Romaket e lashte qe zbatonin parimin “pacta sunt servanda” (marreveshjet zbatohen”, shkeljen e marreveshjes e quanin paburreri dhe i dergonin ushtrine atij qe e shkelte.

Ne mars 2005 u miratuan me konsensus 100 zonat e reja zgjedhore ne Kuvend, zgjedhjet u zhvilluan, ndodhi rotacion demokratik paqesor dhe kriza e dhjetorit 2004. Por precedenti qe Kuvendi vendosi duke krijuar nje boshllek ligjor per te cuar ne zgjidhje te perbashket per zgjedhje demokratike dhe qe sot i hapi rrugen Presidentit eshte aty, edhe pse askush nuk e ka permendur deri me sot ndoshta edhe pse nuk e mban mend.

Presidenti, me siguri, shpejt do te caktoje date tjeter dhe kete e ka detyrim kushtetues. Te gjithe sot kane detyrimin te punojne per zgjedhje demokratike, te lira dhe te ndershme, cilesi qe votimet e 30 qershorit nuk do t’i arrinin kurre.‎ Por per Kryeministrin Rama, qe nuk ka asnje ze ne kapitullin kushtetues per dekretimin e zgjedhjeve, ka dy rruge: ose ta coje vendin drejt zgjedhjeve demokratike ose drejt krizes dhe konfliktit.

Topi per te garantuar zgjedhje demokratike, te lira e te ndershme apo t’i coje shqiptaret ne konflikt eshte ne fushen e ‎Rames. Nese, ne konsultim me cunat e bandave ai zgjedh konfliktin,pergjegjesine do ta mbaje per kohe te gjate. Sepse zgjedhjet jane per zgjedhesit qe te zgjedhin, dhe jo per Ramen qe te marre apo mbaje pushtetin.