Pjerin Ndreu dhe policia e Lezhës reprezalje ndaj familjes Kolthi, i arrestojnë djalin në mes të natës

131

Kandidati i Ramës, Pjerin Ndreu dhe policia e Lezhës që merr urdhëra prej tij bëjnë reprezalje dhe kërcënime ndaj familjeve demokrate në Lezhë. Një nga familjet që po kërcënohet vazhdimisht nga Ndreu dhe policia është edhe ajo e Tonin Kolthit.

Kryetari i Grupseksionit të PD në Spiten të Lezhës, Tonin Kolthi tregon se Pjerin Ndreu me policinë bëjnë presion dhe e kërcënojnë se do ta arrestojnë vetëm pse janë demokratë dhe janë kundër Pjerin Ndreut. Kolthi tregon se policia i ka ndaluar djlain dhe e ka mbajtur për rreth 2 orë në Komisariat pa asnjë shkak vetëm pse është familje demokrati. Këtë ja kanë pohuar vetë policët të cilët i kanë thënë pot ë ndalojmë vetëm pse jeni demokratë.

Para se ta lironin ata i kanë thënë se të premten do të arrestojmë bashkë me babain dhe do t’u mbajmë në komisariat deri të dielën në darkë.

Tonin Kolthi thotë se policia ka nisur reprazalje ndaj familjes së tij pasi ai ka shkruajtur një parrullë “Ram ik” tek shkolla 9-vjeçare e deri në afërsi të komunës Zejmen. Pas kësaj ngjarje policia i ka shoqëruar djalin Odisenë në orën 2 të natës deri në 4 të mëngjesit. Policët liruan Odisenë por i bllokuan makinën me të gjithë dokumentat pa asnjë shkak.

Tonini shprehet se, nuk trembet nga presionet e Pjerin Ndreut dhe as të policisë.