Paralajmërimi i fortë amerikan për Ramën, biseda telefonike…

650

Asistent sekretari për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ambasadori Philip T. Reeker, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama javën e shkuar.

Ambasadori Reeker i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të rikonsiderojë marrëdhëniet me opozitën dhe që sulmet në adresë të presidentit Meta nuk janë të shëndetshme, raporton faktor.al. Biseda nuk është bërë publike pasi sipas vetë Departamentit të Shtetit ngjarjet janë në zhvillim e sipër.

Reeker po ndjek nga afër krizën politike në Shqipëri dhe vetëm 10 ditë ma parë organizoi në Departamentin e Shtetit një takim në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri, takim i cili nuk u bë publik, por të nesermen e takimit Zëri i Amerikës citoi nje deklaratë të shkurtër nga Departamenti i Shtetit për zhvillimet në Shqipëri.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Sikurse shihet përmes rreshtave të kësaj deklarate, Departamenti amerikan i Shtetit nuk e legjitimon 30 Qershorin, por shprehet se “po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit”.