Ndahet nga jeta Sejdi Peka

102

Sot u largua nga kjo botë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë, një themelues i Partisë Demokratike, Zoti Sejdi Peka.

“Peka ishte antikomunist i vendosur, një njeri me vlera të rralla, një intelektual, një aktivist, një personalitet shumë dimensional. Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Fati më ka bërë ta njoh edhe ta kem mik atë dhe familjen e tij të mrekullueshme që sot po vuajnë largimin e tij të parakohshëm. Nga thellësia e zemrës i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, djemve të tij, familjarëve dhe të afërmve”, shkruan zedhenesja e PD, Ina Zhupa.

I paharruar qoftë kujtimi tij!