Mashtrimet e Veliajt/ Urbanët janë të tejmbushur dhe qytetarët shtypen për të hipur, nuk ka kondicionerë…

67

Shërbimi i transportit publik në qytetin e Tiranës është një element i pashmangshëm i jetës në qytet, por çdo ditë qytetaret përballen me situata skandaloze në urbanet e kryeqytetit.

Prej më shumë se dy vite e gjysëm, kryetari i bashkisë e rriti çmimin me 10 lekë por situata nuk ndryshoi. Nëse zgjedh transportin publik për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, duhet të presësh gjatë në radhë, pasi urbanët nuk respektojnë oraret. Urbanët janë të tejmbushur dhe qytetarët shtypen për të hipur.

Por të mos mjaftonin këto, edhe gjendja e urbaneve është skandaloze. Në një video të postuar në facebook nga gazetari Dritan Laçi, një urban shihet se lëshon tym dhe qytetarët detyrohen të hipin dhe të zbresin përmes tymit. Urbani nuk ofron as sigurinë më minimale.

Pas rritjes së çmimit në 40 lekë bashkia deklaroi se do ta përmirësonte transportin publik, por mesa shohim është përkeqësuar.

“Autobusi i fundit ose Avullorja e fundit per zgjedhjet lokale.
Dhe thone pastaj pse jane dele dhe shkojne pas shefit, po ja mo shih kete videon.
Autobusi tu marr flake prape hipin. Popull ne tym o vella.

(Ajo qe me ben pershtypje nuk jane ata qe jane brenda se ata kane vdekur ne konceptin tim me gjithe ate tym qe kane thithur, por me bejne pershtypje keta qe e shikojne qe aty mund te shkosh per lesh dhe prape hipin. Piu te plako ca populli!) Tirana e Re Dje!”, shkruan gazetari.