Kufoma politike e Ramës po kutërbon

98

Asllan BUSHATI

Nga 28 prilli deri më 23 maji bëra një vizitë private në Shqipëri. Qëllimisht nuk takova asnjë politikan (as djathtas e as majtas), megjithse kam miq e të njohur në të dy krahët. Arsyeja ishte e thjeshtë: desha të testoj e të pjek më tej mendimet e mija politike nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta e personale me njerzit për problemet e kohës që po kalojmë.

Kam qenë e vazhdoj të jemë shumë i shqetësuar për situatën shumë të rëndë e të komplikuar politike, ekonomike, shoqërore, sociale, kulturore, etike, morale , psikologjike etj, të vendit tim në këtë tranzicioni kaq të gjatë. Prandaj i pyeta shumë nga dashamirët e mi se cfarë mendonin ata?

Nga përgjigjet e tyre më erdhi si rrufe në mendje një thënie e Ramiz Alijës se:” Shqipëria është vend i vogël dhe e mira dhe e keqja duken brenda ditës”. Kanë kaluar gati tridhjetë vjetë dhe e mira sa duket zhbëhet nga mentaliteti dhe primitivizmi që Ramiz Alija dhe idhulli i tij E.Hoxha ngulët në mendjen e majtistëve shqiptar. Kurse e keqja është ngulur këmbëkryq jo deri në kockë por deri në palcë.

Marrë shkas nga sa më sipër, po e përsëris për të disatën herë se pikpamjet e mija politike janë të djathta. E deklaroj këtë se kam krijuar bindjen e plotë se: me qeveri e administratë më të vogël, me taksa më të ulta, me më shumë liri për biznesin, me më shumë siguri për njerëzit e pronën, me më shumë investime në arsim e shëndetësi, me zgjedhje të lira, shtet ligjor e demokratik, me një kooperim më të mirë me investuesit e mëdhej ndërkombëtar, vendi im do të zhvillohet më shpejt e do të jetë më i begatë.

Por kjo nuk më pengon të them se e pranoj opsionin e së majtës si një alternativë dhe mundësi (sipas filozofisë të së majtës europiane), por aspak sipas versionit enverist e kriminal të rilindjes së Edi Rames. Kjo filozofi allarilindase (në se mund të quhet e tillë) është shëmtia më e madhe e asajë euro-perendimore dhe ka rezultuar madje edhe anti kombëtare.

Sot institucionet të pavarura nuk ka në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë janë shkatërruar, Prokuroria është shkërmoqur e vepron nën urdhërat politik të Ramës dhe e ashtuquajtura rilindja socialiste është kthyer në një shtet shypës e shfrytëzues brenda shtetit. Pra Edi Rama ka gjithë shembëlltyrën e një tirani pamaskë, pa kundërshtarë, pa institucione e pa media kundër tij. Ai ka paret e taksapaguesve (por edhe të krimit) shqiptarë dhe i trajton ato si pronë personale të Kryeministrit.

Individi në Shqipëri tashmë ndiehet totalisht i pa mbrojtur, banda të hajdutëve ordiner e profesionistë bëjnë kërdinë duke vjedhur në fshat e në qytet, njerzit janë të shantazhuar nga bandat vetiake e të lidhura me Qeverinë. Nuk ka qelizë të segmenteve të shtetit e të shoqërisë që nuk janë punësuar militantët socialist e enverist fanatikë. Realiteti shqiptar po ju a kalon edhe filmave të hollivudit.

Për Edi Ramën e bandën e tij, pretendimet e opozitës dhe përgjimet e zbardhura nga Bild, (për blerjen masive të votive në 2017-tën), nuk janë as të ligjeshme , as të vërteta dhe as nuk përbëjnë asnjë fakt që të vërtetojnë paligjëshmërinë e Qeverisë aktuale e aq më pak lidhjen e saj me botën e krimit. Turp për të gjithë ju të së majtës shqiptare që e sollët në fuqi këtë farë të keqe duke i bërë një dën shumë të madh vehtes dhe gjithë populit shqiptar.

Edhe Ju ndërkombëtarë që punoni në Tiranë, (kush më shumë e kush më pak), keni formësuar staturën e një gjysëm guvernatori urdhër dhënës dhe keni pranuar stabilitetin-“stabilokracinë” (edhe rrënues e shkatërrimtar) në Shqipëri si më të rëndësishëm se demokracia.

Jeni bërë njësh me Edi Ramën duke mbyllur sytë e veshët edhe për veprimet kriminale e skandaloze të tij. Jeni bërë shtypës të zërit opozitar duke mbërritur deri atje sa i keni thënë hapur Lulzim Bashës se :”po shtove edhe një presje në dokumentin (në 2017-tën) që po ju servirim për firmë do ta konsiderojmë refuzim”.

Cdo ditë thoni përralla e gjëra të ditura edhe nga adoleshentët e barinjë në mal si: e hëna vjen para të martës, nënta para dhjetës, gushti pas korrikut, parlamenti është vendi i diskutimeve etj, sikur ne shqiptarët nuk dimë asgjë. Jeni treguar krejt të njëanshëm e thjeshtë proqeveritar dhe tashmë jeni edhe të pabesueshëm. Turp edhe për ju. Historia do t’ju gjykojë si të pa ndershëm.

Opozita e tanishme, kam binjen e plotë se do të hyjë në historinë e Shqipërisë, si një mekanizëm që bëri e bën luftë primore për demokraci e shtet ligjor. Si një forcë që projektoi e udhëhoqi luftën kundër kriminelve në parlament e në segmentet e shtetit.

Që e vuri reformën në drejtësi në binarë kushtetues dhe që pranoi edhe sakrificë sublime për votën e lirë si baza e themeli i një shteti demokratik. Lulzim Basha e Oert Bylykbashi me shokë, ju mësuan shqiptarëve e ndërkombëtarve se cdo me thene mendim juridik bashkohor europian e demokratik.

Me qetësi, prudencë e largpamësi, udhëheqja e PD-së dhe e opozitarëve afër saj, udhëhoqën revolten popullore e cila medoemos do të cojë në rrëzimin e diktaturës së rilindjes së Edi Ramës, fundi i së cilës nuk është i largët. Edi Rama është tashmë në pikiadë të pandalëshme. Ai është një kufomë politike që mban erë të keqe në cdo cep të Shqipërisë dhe në cdo segment të jetës.

Tani që Presidenti Ilir Meta, ja hoqi Edi Rames 30 qershorin si mundësi përplasje e premise për një konfrontim civil, duhet pritur që një mendje e sëmur si e tija të pjellë ndonjë idiotësi tjetër për të mbajtur pushtetin edhe me dhunë e gjakderdhje. Opozita lypset të jetë e përgatitur që të shmangi me cdo kusht një konfrontim civil.

Edi Rama zgjedhjet e parakohëshme i quan herezi , jo normale dhe poshtruese personale. Ky është mentaliteti i diktatorit, por socialistët e vërtetë duhet të kuptojnë se ndryshimi i sistemit në Shqipëri është domosdoshmëri për të sotmen dhe të ardhmen. Të gjithë duam një Shqipëri për të gjithë , demokratike, ligjore “si gjithë Europa”.