Kryetari i PD Mat falenderon qytetarët: Të bashkuar do ta mundim bishën e plagosur që po jep shpirt

121

Të dashur qytetarë dhe demokratë të Matit.

Ju faleminderit për mbeshtetjen  dhe për qëndresën e jashtëzakonshme që treguat dje. Qëndresa juaj ka qënë një përgjigje e merituar ndaj diktaturës që po përpiqet të  pushtojë Matin dhe gjithë Shqiperinë.

Që në fëmijëri e deri sot që jam prind jam rritur e frymëzuar me krenari per Matin. Jam rritur krenar per Matin histoirinë e traditen e tij,krenar për dinjitetin,krenar për burrërinë,krenar për forcën e pathyeshme shpritërore,krenar për etjen e pashuar për liri.

Jam rritur duke u mrekulluar me historinë e gjyshërve trima e burrave fisnikë matjanë. Të burrave që më shumë se jetën kanë dashur lirinë e besën mes shoqi shoqit.

Të dashur matjanë,nga dje kjo ndjenjë e thellë krenarie për Matin është rritur sikur të kisha jetuar dy jetë. Dje matjanët shënuan një tjetër ditë lavdie në historinë e Matit por dhe të vendit.

Mati e matjanët dje triumfuan mbi tiraninë. Dje në Mat tirania  mori të njëjtin mësim siç ka marrë ndër shekuj…

Mati nuk duron tiraninë e diktaturat.

Të dashur miq, unë e di se ende mushkëritë u djegin nga gazi helmues, e di që disa  mbani në trup shenjat e dhunës policore,e di që në shumë familje tuaja bijtë e arrestuar mungojnë,unë e di mirë ketë. Por po ashtu të dashur miq dua tu them nga thellësia e shpirtit se çdo dhimbje a lëndim i juaji,çdo psherëtim nëne apo lot fëmije,çdo sekond i mundimit tuaj është një mal i madh përgjegjësie dhe frymëzimi për mua dhe për Partinë Demokratike.

Është një betim që në emër personal e të gjithë demokrateve u bëj. Betimin se nuk do të bëjmë asnjë hap mbrapa,në këtë betejë për liri e për dinjitet njerëzor.

Dhimbjet tuaja na shtojnë urrejtjen,na shtojnë forcën e na qartësojnë rrugën..se nuk kthehemi pas në misionin për të çliruar Matin e Shqipërinë nga bandat e Edi Ramës.

Qëndroni fort nëna,baballarë,vajza e djem të Matit. Këtë betejë ia kemi borxh fëmijëve tanë,ia kemi borxh Matit ia kemi borxh Shqipërisë.

Të bashkuar do tia dalim ta mundim bishën që po jep shpirt,të bashkuar do të fitojmë.

Krenar për ju të gjithë.

Arjan LIKA

Kryetar i PD, Mat