Gjermania e prerë, këshilltari i Merkel: Rama drejton një qeveri mafioze, mbështesim Bashën

119

“Bota e qytetëruar të zgjohet, një Kolumbi në Europë është e paparnueshme!” është ky apeli Martin Henze, Kryekëshilltar i partisë së kancelares Merkel, drejtuar Perëndimit për Shqiperinë, një vend narko-shtet, ku demokracia dhe sundimi i ligjit nuk ekzistojnë pasi kryeministri Edi Rama drejton me nje qeveri mafioze.

Opozita e zgjedhur demoratike nën lidershipin e europianit Basha do të ketë mbështetjen tone, thotë Martin Henze.“Që kur kryeministri aktual Rama mori pushtetin në 2013, aktivizimi i bandave shqiptare mori rol të rëndësishëm në biznesin evropian të kokainës, duke e përmbytur Europën me kokainë nga Amerika Latine dhe Turqia.

Mediat ndërkombëtare raportojnë masivisht për lidhjen midis qeverisë Rama dhe Mafis dhe e quajnë atë “qeveri mafioze” . Me mbështetjen e Mafias, Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare të 2017. Tani ai përpiqet të kryejë zgjedhje pa institucoinet e gjyqësorit, opozitës së zgjedhur dhe kundër dekretit të qartë të kushtetutës së presidentit Meta.

Organizatat ndërkombëtare tashmë shohin manipulime masive gjatë përgatitjes së zgjedhjeve. Demokracia dhe sundimi i ligjit nuk ekzistojnë më në këtë narko-shtet. Rama dhe i ashtuquajturi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbajnë përgjegjësi politike për të. Tani Perendimi duhet të zgjohet, një Kolumbi në Evropë është e papranueshëme. Opozita e zgjedhur demoratike nen lidershipin e europianit Basha do te kete mbeshtetjen tone” .

Është ky qendrimi i Martin Henze. Ai mberrin ne keto konkluzione duke iu referuaar raporteve te organizatave nderkombetare per trafikun nderkombetar te droges, investigimeve te “Bild” artikujve te “Spiegel” e cila flet për sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri, me kryemistër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn.

Pjese e denoncimit te mafias shqqiptare qe qeveris vendin jane bere dhe agjencitee e tjera, perfshi dhe Reuters, dhe mediat europiane dhe fqinjet e shqiperise sipas te cilave “Mafia nuk heton veten, qeveria Rama është mafia vetë”. Dokumentet e plota që prej vitit 2017 janë në dispozicion të prokurorisë publike shqiptare, por rezultatet e hetimit nuk janë bërë publike, procedurat duket se kanë përfunduar.

Nëse e gjithë kjo rezulton e vërtetë, BE-ja nuk mund të bisedojë më me qeverinë e Rama nëse është vërtet qeveri e mafias, e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe të Europës Lindore. Të vetmet institucione të mbetura demokratike janë presidenti dhe opozita e zgjedhur në mënyrë demokratike, kryesuar nga kryetari Lulzim Basha.

“Qeveria mafioze” e ka vënë nën hetim kreun e opozitës për lobim të dyshimtë dhe kryeministri Rama me sa duket po e kërcënon me burg. Është e çuditshme se në raste të tilla Prokuroria mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet të qeverisë dhe partinë qeverisëse me mafian, është joaktive.