Gazetarët gajasen në Bruksel me Ramën dhe Juncker: Zgjedhje me 30 Prill!

165

Të dy jashtë realitetit në mënyrën e tyre. Rama më hallin e vet të vizave, Juncker me problemet e alkoolit kanë dalë në konferencë shtypi dhe kanë gajasur gazetarët në Bruksle kur Juncker është shprehur se zgjedhjet në Shqipëri do të mahen me 30 Prill.

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, njihet si pijedashës, por edhe për gafat e tij në takime të rëndësishme të nivelit të lartë.

Ai ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të të cilit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ajo që u vu re në fund të konferencës, ishte luhatja e Juncker dhe puthja që i dhuroi kryeministrit Edi Rama në faqe. Ky i fundit, pasi pa vështirësinë me të cilën po ndeshej Juncker, i futi krahun për ta mbajtur. Juncker në një moment është mbajtur në foltore, pasi këmbët nuk i premton.

Si duket edhe këtë herë, Presidenti Juncker e ka tepruar me alkoolin. Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.