“E ke saju artisit” thotë psikopati, shikoni përgjigjen zyrtare të KiE që rrëzon 30 Qershorin

105

I Sëmuri në krye të qeverisë synon të manipulojë edhe refuzimin që Këshilli i Europës i ka bërë qeverisë për të vëzhguar farsën e votimeve të 30 Qershorit. Si gjithmonë mashtrues deri në perversitet, Rama ndjek të njëjtën mënyrë për të gënjyer shqiptarët sikurse bëri edhe me të ashtuquajturën “hapje të negociatave” që prej shumë vitesh mbahet peng prej tij.

Reagimi i Ramës
Ai i është përgjigjur me ironi deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Bashës lidhur me vendimin e Këshillit të Europës për tërheqjen e vëzhguesve në procesin zgjedhor të 30 Qershorit.
Rama i drejtohet Bashës me fjalën “Sajo” ndërkohë që nuk jep asnjë përgjigje konkrete lidhur me këtë vendim, qoftë t’a përgënjeshtrojë apo ta argumentojë. Ndërkohë, ndër të tjera ai shprehet se mëzi pret se çfarë do të thotë Basha kur të dalë në pah gënjeshtra.
“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh Apo rrena tjetër gati? ”, shkruan Rama.

Përgjigja zyrtare e Këshillit të Europës

Njoftimi i plotë
Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.
Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

Njoftimi ne anglisht
Dear colleagues,
Folloëing the email hereunder, where we invite you to a meeting with a delegation from the Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, please be informed that the leadership of the Congress (the President in consultation ëith the tëo Presidents of the Chambers, in accordance with Congress rules) has decided not to deploy a Congress Election Observation Delegation to Albania due to the continued uncertainty concerning the organisation of the local elections in Albania on 30 June and possible security risks in certain deployment areas.
We apologise for any inconvenience the short-term cancelation may have caused and thank you for your readiness to exchange ëith the Congress.