Deputetja e Forza Italia i kërkon qeverisë italiane të reagojë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri

58

Kriza politike në Shqipëri vijon të prodhojë reagime të faktorit ndërkombëtar, ndërsa zhvillimet në Shqipëri po ndiqen me vëmendje nga mediat ndërkombëtare.

Reagimi i fundit ka ardhur nga Italia, ku deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti, i ka kërkuar qeverisë italiane të reagojë menjëherë mbi atë ccka po ndodh në Shqipëri.

Sipas saj, tensioni në Shqipëri ka prekur majat, dhe shumë italianë kanë themeluar në Shqipëri ndërmarrjet e tyre, ku kanë investuar.

“Shqipëria është në mes të një krize të thellë institucionale, siç raportohet edhe nga të gjitha mediat.

Kryeministri Edi Rama po kërkon të shkarkojë presidentin Ilir Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anulluar daten e zgjedhjeve lokale.

Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetevrasje. Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithe kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një bllof.

Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre.

Pra, është urgjente reagimi i qeverisë italiane, në mbrojtje të qytetarëve tanë atje. Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne.

T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme. Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë”, shprehet Mazzeti.