Basha: Ne do të bëjmë çdo gjë që aventura e Edi Ramës më 30 Qershor të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet

73

Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ku vidhen zgjedhjet, ku nuk numërohen votat.

Është i vetmi vend në botën normale, ku zgjedhjet vidhen me kriminelë haptazi

dhe nuk ndëshkohet askush.

Ne e kemi bërë të qartë se pa ndëshkuar kriminelët që vodhën zgjedhjet dhe pa larguar Edi Ramën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira.

Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit.

Të dielën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje. Do të ketë një farsë.

Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet.

Regjimi i Edi Ramës po u bën presion gjithë punonjësve të administratës publike që të dalin në votime me çdo kusht dhe të marrin familjet. Është dhunim i lirisë, dhunim i vullnetit të lirë, dhunim i dinjitetit të njerëzve.

Drejtorët, ministrat dhe shefat kudo në administratë, tani kanë marrë vetë rolin e të fortëve dhe të kriminelëve, duke kërcënuar dhe detyruar shqiptarët për të votuar.

Edhe pse i vetëm në votime, edhe pse i ka vetë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe anëtarët e KQZ-së, edhe pse mund të shënojë çfarë të dojë si numër pjesëmarrje dhe si rezultat votimi, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi. Tashmë ai po përdor direkt funksionarët shtetërore për të kërcënaur dhe dhunuar qytetarët dhe për të shpërndarë paratë e krimit për vota.

Ministrja e Mbrojtjes sot ka qënë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fallco private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj. i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më.

I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt.