Alarm! Kujdes nga…!

73

Nga Dylejman KARAJ

Hajdutët thërrasin: “Kapeni hajdutin…!”

(nga shënimet e një fushate elektorale )

“…Vjedhja e votave . Ky është morali i “Rilindjes” dhe i të majtës shqiptare.
Ndaj dhe, në cdo miting, apo takim me militantët e tyre, hajdutët thërrasin: “Kapeni hajdutin…!” Nëse fiton përsëri “ Rilindja” dhe filozofia e saj mashtruese, shumë shpejt do të vijë rrokullisja e shtetit në greminë ..”

Pushteti, për një pjesë të konsiderueshme të “Rilindjes” Rama, është i lidhur me pasurime të mëtejshme dhe mbrojtjen e pasurive të paligjshme që kanë vënë deri më sot. Sepse pasurimi i shpejtë dhe me cdo cmim, në rrugë të pandershme, nëpërmjet tenderave, koncensioneve, zaptimit të pronës dhe të trojeve private e publike në qytete dhe zona turistike, …..trafikut të drogës dhe prostitucionit, evazionit fiskal,monopolizimit të lejeve të ndërtimit, punësimit në pikat kyce të administratës shtetërore etj….Dhe e gjitha kjo kusari, mbi kurrizin e taksapaguesëve të varfër shqiptar. Kjo dhe vetëm kjo,është filozofia e vetme dhe boshti ideologjik që frymëzon dhe udhëheq sot sektin e Rilindjes, të celebruar cuditërisht më më Një Prill 2013.

Votëvjedhja është morali i të majtës. Kjo dhe për shkak të traditës e zakonit që ka zona e Parë Operative, nga ku vjen njerëzia, ideologjia, babëzia, trafiku, që e mbajnë akoma të gjallë dhe në aktivitet Partinë e vjetër të themeluar në vitin 1941..!

Votëvjedhja është një zakon i lig i të majtës shqiptare. Gjatë fushatës elektorale këta mashtruesa c’farë nuk sajojnë për vjedhjen e votave. Japin para dhe premtojnë poste. Shpërndajnë miell dhe krunde falas për lumpenin dhe varfërinë që ka rritur dhe shtuar vetë qeveria e Rilindjes . Rrahin dhe dhunojnë kandidatët kundërshtarë etj. Veprime antidemokratike këto, që vetëm njerëz me fantazi të sëmurë si regjizorët e Rilindjes dinë ti krijojnë dhe frymëzojnë.

Vjedhja e votave në këto zgjedhje (2017) ndër të tjera, do të realizohet edhe me metodën e zezë të qarkullimit të fletës së votimit. Ky është plani ogurëzi , kjo është fantazi kriminale e këshilltarëve të “Rilindjes” . Le të kujtojmë këtu se me anë të kësaj metode në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Tiranë, “Lali Eri” mori 40.000 vota më shumë se sa kandidati i opozitës Dr.Halim Kosova , i cili në të gjitha sondazhet e kohës, ishte në krye… por fleta e votimit qarkulluese bëri hatanë. Ky është morali i të majtës shqiptare. Ndaj dhe në cdo miting apo takim me militantët e tyre, hajdutët thërrasin: “Kapeni hajdutin…!”