Shkatërrimi i kryeqytetit, si po masakrohet qendra e Tiranës, edhe Kulla e Sahatit tek sheshi i ndërtimit

101

Një masakër betoni po ndodh në qendër të Tiranës. Foto tregon për punimet në qendër shumë pranë xhamisë së Et’hem Beut e shpallur monument culture, ku një tjetër kullë ka nisur të ndërtohet.

Nuk kursehet as monumenti i kullës së sahatit, një tjetër monument kulture, që sikurse shikohet nga fotot është përfshirë në rrethimin e firmë së ndërtimit. Mund të konsierohet një shkatarrim historik i kryeqytetit nga kullat e pastrimit të parave të krimit, drogës dhe bixhozit.

Dyshja Rama-Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e dy kullave të tjera në qendër të kryeqytetit, pranë sahatit. Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave është TD&Partners në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia.

Ndaj kryeministrit ka ardhur dhe akuza prej rradhëve të Partisë Demokratike, duke e gjykuar ndërtimin e kullave si pjesë të pastrimit të parave të kryeministrit Rama.

PD akuzon gjithashtu aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, për këto ndërtime.
“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim.

Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmën e Ramës”, shprehet Jorida Tabaku.

Vulën përfundimtare për ndërtimin e dy kullave në Tiranë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Po me firmen e Rames u favorizuan me VKM nr. 582/2018, te personalizuar, me kufizimin e zones se mbrojtur ne qendren historike, duke e rrudhur ate e duke ngulur piketat e kullave te bixhozit.

Vulen ia vendosi Erioni Veliaj, duke miratuar lejen e ndertimit dhe shkaterrimit te qendres se Tiranes. Nder shume shoqeri qe kane pronaret Avdia/Abdi, perdorin njeren syresh, me 580 mln aktive, ne cilesine e shoqerise sipermarrese (TD&Partners)”, vijon më tej deputetja e PD-së teksa denoncon ndërtimin e dy kullave të reja.