Rruga për zgjedhje të lira do hapet me çdo çmim, populli në këmbë për demokracinë

86

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se populli është në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe nuk do të lejojë një rivendosje të diktaturës. “Rruga për zgjehje të lira do të hapet me çdo çmim” tha Berisha.

I ftuar në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha e ripërsëriti edhe një herë qëndrimin unanim të opozitës së bashkuar se, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje.

“Jam i bindur se me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë. Opozita nuk mund të tërhiqet kurrë nga beteja për votën e lirë. Opozita nuk po kërkon pushtet. Po kërkon që Avdylajt, Ndokët të mos ndikojnë te vota”, deklaroi Berisha.

“Merr sinjalin e 2007 dhe 2009, asnjë fjalë për krimin”, shtoi ish-kryeministri. I pyetur edhe një herë rreth ftesës së kryeministrit Rama për dialog, Berisha u shpreh: “A mund të pranosh se ftesa e tij është serioze? Ai përfaqëson narkoshtetin, nuk ka lidhje me popullin”, u shpreh Berisha.

Berisha ka komentuar “sulmin” mbi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt. Ai tha se ambasadori ka qenë i njëanshëm, por sipas protesta tek shtëpia nuk duhej të ishte bërë.

“Tani ambasadori Borchardt ka ardhur në Shqipëri pas një letre që opozita i ka bërë sekretarit të përgjithshëm të OSBE që ka kundërshtuar emërimin e tij. Duke e konsideruar ambasadorin si një njeri të lidhur këmbë e kokë me Ramën, për këtë arsye e kemi bërë letrën.

Mendoj se ambasadori i cili erdhi i takonte të dëshmonte paanësi, të dëshmonte paanësi në qëndrimet e tij në mënyrë që të fitonte dhe besimin e opozitës. Por po u jap një shembull, që një periudhë para një muaji ndodhi që në tre javë 7 gazetarë u agresuan. Njeriu i parë që duhet të reagonte është ambasadori Borchardt.

Të mbronte gazetarët, OSBE ka një komisar të veçantë për mediat. Nuk shqipëroi një fjalë, më ka bërë përshtypje. U bë e neveritshme ajo. Tani e bëri ky për miqësinë që ka ndaj Ramës, por kjo nuk i bëri mirë për demokracinë. Ka një problem madhor, u bë një akt deklaratë dhe pas 10 minutash u hoq ajo dhe doli tjetër. Opozita ka të drejtë të dyshojë, ishte deklaratë e kryeministrit ajo”, theksoi Berisha.

“E drejtë që të protestohet tek shtëpia e tij jo, tek zyra e tij po. Ne e kemi atë kodin për të huajt nuk duhet shkuar tek shtëpia e tij, edhe sikur të mos ishte ambasador. Por një shpjegim për deklarata duhet ta bënte. Kur dëgjova se i është kërcënuar jeta iu them të drejtën mendova se ishte dërguar mesazh. Por karta nuk janë kërcënim për jetën”, theksoi më tej ish kryeministri.
Disa ditë më parë, në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ishte shkruar një parrullë në shenjë proteste, “turp të të vijë”.