Protestë kombëtare e studentëve më 22 maj

232

Studentët do të ngrihen sërish në protestë më 22 maj në orën 12:00 tek Ministria e Arsimit kundër qeverisë për mosrealizimin e kërkesave të tyre nga Rama.

Studentët shprehen se, qeveria nuk i është përmbajtur premtimeve të ndërrmarra në kuadër të Paktit për Universitetin. Pikërisht për këtë arsye, ata thonë se do të organizohen sërish në protestë.

“Mundësia për tu ringritur është më aktuale se kurrë. Më 22 maj do të rifillojmë protestat”, u shprehen studentët.

Studentët shprehen se gjendja në universitete vijon të mbetet e njejtë edhe pas protestës. “Ne si studentë këtë herë nuk do të luftojmë vetëm por do kemi dhe përkrahjen e pedagogëve.

Ne paguajmë akoma, kemi të njëjtët problematika në Universitet”, thanë ata.

Qëndresa Qytetare publikoi para pak ditësh një raport, sipas së cilit, qeveria nuk ka realizuar ende 10 premtime të bëra ndaj studentëve.