Nisin homazhet për majorin që humbi jetën pas një shpërthimi në Letoni

32

Nisin homazhet për major Klodian Tanushin, i cili humbi jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Letoni. Të pranishëm në ceremoninë janë familjarë, të afërm dhe kolegë, të cilët janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare. Në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.