Mbërrin në Atdhe trupi i Majorit Klodian Tanushi

35

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, trupi i Major klodian Tanushit, vrarë gjatë misionit të tij në Letoni. Trupi i Major Tanushit është pritur me nderime ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në një ceremoni ku ndodhet drejtues të lartë të Mbrojtjes, FA, familjarë, miq dhe kolegë.

Major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, është përcjellë nga kolegët e tij në Letoni me nderime të larta.Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi ndërruan jetë pas shpërthimit të një mine teksa ishin me mision në Letoni.