Ish-deputeti i PS shpërthen ndaj Ramës: Do të hysh në histori për lajthitjet…

82

Ish-deputeti socialist Elmaz Sherifi, përmes një postimi në rrjet, shprehet se kryeministri Edi Rama do të hyjë në histori për shumë rekorde.

Sherifi shkruan se pas parlamentit qesharak, tashmë Rama do të eksperimentojë zgjedhjet vendore pa opozitën me të cilën bën dialog politik dhe premton se do të shtojë në Kodin Penal, për ata që do t’i cënojnë ato.

“Me sa kuptohet shumë gjëra do të ndryshojnë. Zgjedhjet janë shtyrë disa herë në Shqipëri. Ndërsa socialistët në Spanjë bënë tre zgjedhje parlamentare, brenda katër vjetësh….”, shkruan Sherifi.

Postimi i Elmaz Sherifit

“Udhetimi ne indinjate i Rames” !

Opozita politike proteston ne mbremje dhe se fundmi udhetoi neper Tirane per te “testuar” institucionet. Rama ben konferenca nga mengjesi, deri ne dreke, nga qe nuk i “vlerson” ngjarjet, se sipas tij qeveria nuk leviz, se flaka deri te dera e kryeministrise ka mberritur, prandaj premton se neper tym e neper flake do te zhvilloj zgjedhjet vendore me 30 qershor, se “Shqiperia digjet”!

Nga pergjumja ne konferencen e djeshme te shtypit e nxorri nje pyetje e gazetares e cila i kujtoi se nderkombetaret kerkojne uljen ne dialog !

Le te bejme nje udhetim ne indinjate-u pergjigj Rama. Le ta fillojme dialogun me Bashen, per te bere ndryshimet ligjore e cfare do tjeter Basha- tha Rama, me deputet qe drejtohen nga Murrizi ne parlament! ?

Lajthitje e vertete ! Komedi politike ! Rama do hyje ne histori per shume rekorde. Pas parlamentit qesharak, do tentoj te eksperimentoj zgjedhjet vendore, pa opoziten me te cilen ben dialogun politik, dhe premton se do shtoj denimet ne Kodin Penal, per ata qe do i cenojne ato!

Por me sa kuptohet shume gjera do te ndryshojne. Zgjedhjet jane shtyre disa here ne Shqiperi. Ndersa Socialistet ne Spanje bene tre zgjedhje parlamentare,brenda kater vjetesh….

Rama e paralajmeron. Kur do flasim, kur…?