Është i mundshëm komunikimi në gjendje kome?

102

Thënë në mënyrën më të butë, kanë qenë të befasuar me reagimin e pacientëve të cilët, edhe pse në komë, mund të përgjigjen duke ndryshuar mendimet Nga pacientët, të cilët në rrethana fatkeqësie kanë përfunduar në komë, assesi nuk duhet hequr dorë!

Ata mund t’u përgjigjen pyetjeve me po ose jo nëpërmjet ndryshimit të mendimeve, konstatojnë shkencëtarët e Cambridge.

Konstatimin e mbështesin në bazë të rezultateve të marra me matje me rezonancë magnetike të reaksionit të trurit ndaj pyetjeve të shtruara thjesht.

Thënë në mënyrën më të butë, ishin të befasuar me reagimin e pacientëve, të cilët, edhe pse në komë, mund të përgjigjen duke ndryshuar mendimet.

“Zbërthimi” i sekretit të zërit të brendshëm do të mund të ketë rol shumë të rëndësishëm në marrjen e vendimit mbi jetën dhe vdekjen e mijëra pacientëve të cilët janë në komë.
Grupi i këtyre shkencëtarëve beson që madje një e pesta e “të çregjistruarve” do të mund të komunikojnë.

Gjithashtu konstatimet që pacientët, ndaj të cilëve janë bërë hulumtime, edhe pse në pamundësi që të komunikojnë me botën e jashtme, “janë të vetëdijshëm dhe i kuptojnë udhëzimet e dhëna dhe bisedën, në bazë të të cilave edhe vendosin se si do të përgjigjen”