Dy ambasadorë ndryshe‎…

67

Oerd BYLYKBASHI

Ne 2004, ne nje nga protestat “Nano Ik”‎, policia provokoi protestuesit duke qelluar ne ajer me arme. Protestuesit e irrituar me pas sulmuan porten e Kryeministrise.

‎Pati nga keto deklaratat standarte qe denuan protestuesit. Por nje deklarate beri diference. Ambasadori finlandez i OSBE ne Tirane Osmo Liponnen denoi provokimet e policise ndaj protestueve. ‎

Me heret, ne 2002, ambasadori gjerman i OSBE ne Tirane, Geert Ahrens punoi qe reforma zgjedhore te behej konsensuale me opoziten dhe punoi per marreveshjen e madhe politike te 5 prill 2002 Nano-Berisha qe coi ne presidentin konsensual dhe reformen zgjedhore konsensuale. Ai e kuptoi qe edhe pse PS kishte votat per te miratuar e vetme Kodin Zgjedhor, ato vota i kishte te vjedhura ne zgjedhjet e 2001 dhe nuk mund ta miratonte Kodin me mazhorance te vjedhur.‎

15 vite pas deklarates se Lipponen dhe 17 vite pas perpjekjeve per konsensus te Ahrens, protestuesit dhunohen dhe helmohen barbarisht nga policia pse kerkojne zgjedhje te lira e te ndershme.‎ Keta dy ambasadore do mbahen mend per gjurmen qe lane duke kryer misionin qe u ishte besuar.