Basha: Largimi i Ramës, kusht i panegociushëm, të shtunën të derdhemi si oqean…

71

Gjatë takimit në qytetin e Vorës, kreu i opozitës, Lulzim gjatë fjalës së tij, u shpreh se, Largimi i Ramës, kusht i panegociushëm.

“Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët, për të vendosur sëbashku, jo thjeshtë largimin e Edi Ramës, sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociushëm për hapjen e dialogut politik. Por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, që ju të keni mundësi përmes votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju”, tha Basha.

Basha ftoi qytetarët në protestën e Opozitës së Bashkuar, e programuar për të shtunën në ora 19:00.

“Bashkohemi të gjithë bashkë. Merrni familjarët, miqtë e shokët në protestën madhështore, që do të ketë vetëm një kauzë: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Koha nuk pret. Tirania është në gjunë, populli është në këmbë. Më 25 maj në një betejë për liri a vdekje, për demokraci e zgjedhje të lira. Të gjithë bashkë në ora 19:00, le të derdhemi si oqean”, u shpreh Basha.

Kreu I opozitës, Basha tha se, në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. “Asnjë hap pas në betejën tonë për liri dhe demokraci. Jemi në një betejë pa kthim, jo për pushtetin dhe karrigen e Lulzim Bashës, kjo nuk është një betejë për pushtet dhe parti, bëhet për njerëzit e këtij vendi, bëhet për ju vëllezër dhe motra.

Në këtë betejë ne kemi sakrifikuar mandatet tona, për tu çliruar ju nga qeveria e Edi Ramës, e bërë njish me bandat, që ju vjedhin, ju dhunojnë dhe ju detyrojnë të largoheni nga vendi. Tani ai është bërë afati që për hir të paktit të tij me krimin, të asgjësojë demokracinë me atë që ka përgatitur për 30 qershorin.

Ne jemi të vendosur, nuk ka zgjedhje me krimin, por vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me qeveri tranzitore. Deputetët që do të dalin nga zgjedhjet dhe kryetarët e bashkive të mos jenë peng i kriminelëve por të jenë peng i qytetarëve”, deklaroi Basha.