Basha: Betejë për jetë a vdekje, tirania e krimit do të rrëzohet

111

Kryeministri Edi Rama këmbëngul që data kushtetuese e zgjedhjeve nuk do të levizë, pra do të mbetet 30 qershori, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Shkodra i është kundërpërgjigjur duke thënë se për të ndaluar një tirani të krimit ja vlen çdo sakfrificë.

Basha është shprehur se protestat e opozitës dhe qytetarëve janë një betejë për jetë a vdekje dhe saj është përcaktuar, fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe fund ii atyre që sipas tij duan të kthejnë tiraninë.

“Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësishme janë kaq aktuale. Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakfrificë, çdo çmim. Unë, PD dhe të gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të bashkuar se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion, oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe i ka mbyllur dyert e Europës.

Kjo është tashmë një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të kthehen në tirani dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe popullit të bashkuar”, tha Basha.