Vazhdojnë tensioned, banorët e Bregut të Lumit ngujohen nëpër çatia: Fadromat të kalojë mbi ne…

44

Vazhdojnë tensionet në zonën e Bregut të Lumit. Pas përplasjeve dhe konfrontimeve fizike mes banorëve dhe forcave të policisë, shumë prej tyre kanë arritur të futen brenda zonës së rrethuar duke u ngujuar nëpër shtëpitë e tyre. Disa nga kryefamiljarët kanë zgjedhur të qëndrojnë mbi çatitë e shtëpive për të mos lejuar fadromën të shëmbi banesat e tyre.

Sic duket edhe nga pamjet, ato kërcënojnë se nuk kanë për të lëvizur nga aty deri në tërheqjen e focave të policisë.

Deri më tani janë shembur 6 nga 15 banesa. Të pranishëm janë edhe dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë. Efektivët u kanë marrë telefonat banorëve dhe nuk kanë lejuar mediet të filmojë ngjarjen duke i detyruar që të raportojnë 100 metra larg.