Top Channel paditet për gjobëvënie 250 mijë euro, çfarë paralajmëruan amerikanët

207

“Top Media”, Vjollca Hoxha dhe menaxherët e saj, çohen në prokurori për “gjob-vënie” ndaj biznesit.

Sinjalin e këtij krimi e dha para 3 ditësh, Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Brian Beckmann, duke bërë një akzuë pa emra, për media që shantazhojnë bizneset vendas e të huaja, për t’i detyruar të paguajnë vlera fianciare në formë legale reklama që nuk i dëshirojnë, ose në formë ilegale, siç veprohet nga ky televizion i falimentuar fianciairisht e profesionalisht.

“Top Media”, Vjollca Hoxha dhe menaxherët e saj, çohen në prokurori për “gjob-vënie” ndaj biznesit.

Më në fund, krimi i organizuar i gjobë-vënieve mediatike ndaj bizneseve, ka nisur me çuarjen në prokurori të “Top Media”-s, Vjollca Hoxhës dhe menaxherëve të saj, fakt që konfirmohet me shkresë zyrtare, nga burime në zyrat e Prokurorisë së Tiranës, ku janë regjistruar edhe disa denoncime të tjera për këtë televizon.

Prej 7-8 muajsh, Vjollca Hoxha, në bashkëpunim me stafin e saj, po u bëjnë presione të vazhdueshme, bizneseve në Shqipëri, për gjobë-vënie, siç janë kompanitë e prodhimeve të qumështit, të mish-sallamit, karburanteve, ndërtimeve, arsimore, kompanive spitalore farmaceutike, mjedisore etj.

Pas zhurmës së madhe, që po bëhet, ku Ambasada Amerikane ka dalë hapur në mbrojtje të bisneseve, kundër mediave që bëjnë shantazhe, sot po publikojmë një nga rastet, referuar tekstit shkresor zyrtar, të denoncimit që ka bërë një bzines mjekësor, ku sqaron me detaje e fakte konkrete, skemën e gjobë-vënies me presion, nga “Top Media” dhe pronarja Vjollca Hoxha, në bashkëveprim me punonjësit e saj.

Kompania mjekësore, sponsor general i të gjithave emisioneve kryesore në “Top Channel”, përfundoi kontratën e reklamës, në datën 01.01.2019. Pak ditë pas përfundimit të kontratës së reklamës, i dërgohet letra, me presione për reklamë tjetër, por nuk jepet përgjigje.

Pasi e shikon që biznesi nuk reagon ndaj presionit, “Top Media”, nis shantazhin publik me shpifje, me anë të “Gazeta Shqip-Online”, ndërsa “Top Channel”, denigron atë produkt mjekësor, që vetë e reklamoi për 1 vit radhazi, si produktin më të mirë e më të sigurt në tregun farmaceutik.

Presioni vazhdon, duke hedhur baltë sistematikisht, kundër pronarit, akivitetit dhe produkteve të kompanisë dhe pasi e konsumojne si praktikë sulmi, rinisin provokimin me anë të “Gazeta Shqip-Online” dhe me emisione në “TOP Story”.

Pastaj e detyrojnë pronarin e biznesit, të takojë Vjollca Hoxhën e cila i thotë, se “duhet të paguash 250.000 euro, sepse nuk është gjobë, por produkt pune mediatike, në të kundërt, do të vazhdojnë emsionet”.

Kjo shumë prej 250.000 euro, nuk ka lidhje me reklamën e bërë e të përfunduar, por është vetëm gjoba, duke i kujtuar se pronarit të një subjekti spitalor, i kanë vënë 500. 000 euro gjobë, dhe do ta shikoj, se çfarë do t’i ndodh edhe atij, po nuk e pagoi”.

Më tej kërcënimi vazhdon, duke i thënë, se nëse nuk e bën këtë pagesë, të gjitha emisionet e telvizioniot, do t’i aktivizojë, që të të sulmojnë.

I shqetësuar, personi i cili ka bërë këtë denoncim, ja shpjegon Vjollca Hoxhës, se nuk e ka mundësine e asaj pagese, mbasi aq janë tatimet, që ai i paguan shtetit per 1 vit.

Ndaj dhe kompania, kallzon Vjollca Hoxhën, si pronare dhe administratore e “Top Channel”,  dhe Ornela Pangon, si bashkëpronare me 50% në “Gazeta Shqip”, por edhe me statusin e bashkëpunëtores në gjobevenie si shefe marketing.

Ky është një nga skandalet e gjobëvenies të kohërave moderne dhe një rast i ngjashëm gjobevenie, ka ndodhur në Itali (Siçili), ku u arrestua pronari i medias dhe stafi, që kishte bashkëpunuar për gjobëvenie.

Ne ditët në vijim, do t’ju bëjmë me dije, një rast tjetër flagrance gjobëvenie./Pamfleti/