Tërhiqet Hajdari, Patozi nuk fshihet dot më pas fustanit të Rudinës

167

“Bindja Demokratike” kwrkon 3000 firma për t’u regjistruar në Gykatën e Tiranës. Procedura ligjore pritet të formalizohet paraditen e së martës që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit.

Partia e re nuk e ka zyrtarizuar ende kryetarin e saj. Por televizioni Klan mëson se ajo do të drejtohet nga ish –nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Rudina Hajdari që mendohej se do të ishte pjesë e kësaj partie politike mësohet se është tërhequr përkohësisht nga ky projekt.

Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në Parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, por burime të televizionit Klan thonë se në momentin final ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë.

Këtë qëndrim deputetja Hajdari e ka përforcuar përmes një statusi në rrjetet sociale ku pohon se nuk do të jetë në krye të kësaj partie, dhe se angazhimi kryesor për të është kryesimi i grupit parlamentar demokrat në Parlament.

Por Hajdari përshëndet krijimin e çdo forumi të ri politik, të cilin e sheh si një hapësirë më shumë për demokratizimin e politikës dekadente që sipas saj ka përfshirë vendin.