Të shtëna me armë në mes të ditës para Parlamentit

91

Të shtëna me armë zjarri u shënuan këtë mesditë para parlamentit në Tiranë.

Nga informacionet e para mësohet se një person është plagosur. Nuk dihen ende shkaqet, por dyshiohet se personi ka qëlluar veten.

I lënduari është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 11:55, në rrugën ‘Xhorxh Bush’, në banesë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi B.U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”.