Protesta tek Unaza, banorët paralajmërojnë Ramën e Veliajn

47

Protesta e banorëve të Unazës së Re në Tiranë, të cilët kundërshtojnë projektin që shkatërron banesat dhe bizneset e tyre ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme. Një prej banorëve, teksa fliste para turmës së protestuesve, paralajmëroi se nëse do të tentohet forca ata do të dinë si ti përgjigjen.

Sipas tij, ministër i brendshëm Sandër Lleshaj është shndërruar në një ushtar të kryeministrit Rama.

“Hoqi gradat e gjeneralit dhe u bë ushtari i Edi Ramës, një piktor i dështuar, një familjar i dështuar, një pleh që nuk gjendet në Shqipëri. Duhet të jemi të vëmendshëm. Mos e merrni me frikë që sjellin letra. I sjellin sepse duan të përshpejtojnë. Le të vijnë e do marrin kufoma. Do ikin para 30 qershorit. Mobilizohuni! Me çfarë do t’u përgjigjeni dikujt që të vjen me gaz në shtëpi? Këtë mendoni”, tha një prej qytetarëve.