Protesta te Unaza e Re: Masakra të tilla nuk janë bërë as nga Millosheviçi, dikush do të paguajë për…

41

Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën e tyre në mbrojtje të banesave që rrezikojnë të shemben nga një projekt i qeverisë që synon zgjerimin e rrugës.

Banorët janë shprehur se masakra të tilla kundër qytetarëve nuk janë bërë as nga Karaxhiçi dhe Millosheviçi.

Vetëm policia e shtetit shqiptar, jo të gjithë, por 30 % e tyre, janë shumë të zellshëm për të helmuar popullin me gaz lotsjellës, mbase i kanë premtuar shtëpi apo pasaporta diplomatike, por ta dinë mirë se nuk kanë burgje për të futur të gjithë njerëzit në burg, tha një prej protestuesve.

Ai i bëri thirrje policisë që të tregohet e kujdesshme në Unazën e Re, pasi nëse shkojnë si kafshë atje, do të kthehen si varreza.

“Dikush do të paguajë për këtë që na bënë ne, turp për ndërkombëtarët, turp për qeveritarët që kanë vjedhur këtë vend.

Palaçot e Europës që vijnë në Tiranë flasin nëse ngacmohet një homoseksual, ndërsa ne që na gjakosin nuk i shohin.

Palaçove të cirkut që vijnë në Tiranë iu ka mbyllur gojën qeveria, po me çfarë u aka mbyllur me dollarë apo me euro”, tha një prej protestuesve.

O Damian Gjiknuri që i puth këmbët Gurusë, o Elisa Spiropali ku i gjete ti paratë, o Arta Marku pse e mban në burg Dorian Protoduarin, do të të vijë turp nga fëmijët e tu kur të rriten, ishin disa nga thirrjet e protestuesve në protestën e Unazës së Re.