“Për të martuar e martove, tani thuaj të mos na bjerë në qafë se nuk do e falim”, banorët e Unazës mesazh nënës së Veliajt

98

Vijon edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët si çdo ditë, protestojnë kundër projektit të baskisë që i prek banesat dhe bizneset e tyre.

Një prej banorëve, teksa foli përpara protestuesve të tjerë, u  shpreh se ata nuk janë në rrugë për partitë, por për shtëpitë e tyre.

“Kemi dalur të mbrojmë shtëpitë, jo partitë. Kemi dalë vetëm për fëmijët dhe shtëpitë tona. Nuk është turp të japësh jetën për familjen. Me gjakun e këtyre nuk mund të merrni ju pasuri. Kush do ju lejojë? Pikën e fundit të gjakut do japim”, tha qytetari.

Ai ka edhe një mesazh për nënën e Erion Veliajt: “Për të martuar e martove, tani thuaj të mos na bjerë në qafë sepse nuk do e falim”.