Merkel i tregon derën Ramës: Nuk ka hapje negociatash në Qershor

120

Kancelarja gjermane është treguar me prerë me Ramën kur ky i ka kërkuar hapjen e negociatave me BE-në në Qershor . Merkel i ka bërë të qartë Ramës se me rezultatet e progres raportit të BE për Shqipërinë nuk mund të ketë hapje negociatash me Ramën, ndërsa kërkesa kryesore mbetet ajo e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe demokracisë në Shqipër

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel. Cështja e negociatave ishte një nga temat e diskutimit. Por Rama do të kthehet në Tiranë duarbosh.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DË se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit. Merkel megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut.

Siç mësoi DË nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë Dë-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.