“Luftë do Rama, luftë do të ketë”! Deklarata e fortë e Kleves Balliut nga protesta e Unazës

63

Ish-deputeti i PD, Kleves Balliu u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unzës së Re; “Luftë do Rama, luftë do të ketë”!

Ndërsa babai i Dorian Protoduarit, një prej të arrestuarve gjatë protestave të opozitës, i ka bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme që të mos bëhet vegël e Edi Ramës, i cili pasi ta shtrydhë do e hedhë në rrugë. 

“Edi Rama kështu ka vepruar, mos u bëj si Sandër Lleshi që është kthyer në një vegël e Edi Ramës. Liro të arrestuarit që mban në burg pa asnjë provë, ata kanë protestuar, por s’kanë shkelur asnjë ligj.

I bëj thirrje organizatorëve të PD-së që të reagojnë më ashpër, nëse Edi Rama kërkon luftë, luftë do të ketë. Ne na kanë në krah, popullin e kanë në krah, ne nuk durojmë dot më”, tha babai i Dorian Protoduarit.

Ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu tha se gjykatat dhe prokuroritë janë politike.

“Dorian Protoduari dhe Mariglen Doçi janë kapur për të njëjtën vepër penale, sot Marigleni është liruar, por Dorin nuk e liruan.

Duhej që ata të liroheshin pa u mbajtur asnjë orë në burg, pasi as nuk vranë njeri, as nuk vodhën, thjesht protestuan.

Ata e urrejnë unazën, pasi këtu nisi shkëndija e protestave”, tha Balliu. Sipas tij, në qelinë që sot mbahet Dori, do të shkojë Lleshi dhe Rama.

Banorët janë shprehur se masakra të tilla kundër qytetarëve nuk janë bërë as nga Karaxhiçi dhe Millosheviçi.

Vetëm policia e shtetit shqiptar, jo të gjithë, por 30 % e tyre, janë shumë të zellshëm për të helmuar popullin me gaz lotsjellës, mbase i kanë premtuar shtëpi apo pasaporta diplomatike, por ta dinë mirë se nuk kanë burgje për të futur të gjithë njerëzit në burg, tha një prej protestuesve.

Ai i bëri thirrje policisë që të tregohet e kujdesshme në Unazën e Re, pasi nëse shkojnë si kafshë atje, do të kthehen si varreza.

“Dikush do të paguajë për këtë që na bënë ne, turp për ndërkombëtarët, turp për qeveritarët që kanë vjedhur këtë vend.

Palaçot e Europës që vijnë në Tiranë flasin nëse ngacmohet një homoseksual, ndërsa ne që na gjakosin nuk i shohin.

Palaçove të cirkut që vijnë në Tiranë iu ka mbyllur gojën qeveria, po me çfarë u aka mbyllur me dollarë apo me euro”, tha një prej protestuesve.

O Damian Gjiknuri që i puth këmbët Gurusë, o Elisa Spiropali ku i gjete ti paratë, o Arta Marku pse e mban në burg Dorian Protoduarin, do të të vijë turp nga fëmijët e tu kur të rriten, ishin disa nga thirrjet e protestuesve në protestën e Unazës së Re.