Largimi i Edi Ramës, fundi i politikës “as mish as peshk” në Shqipëri dhe rajon!

108

Qamil Gjyrezi

Dorëheqja e Edi Ramës do të ndryshojë shumë ekulibra politik në vend dhe në rajonin e Ballkanit! Largimi i Edi Ramës do të krijojë një situatë tjetër ekonomike, sociale dhe psikologjike në Shqipëri! Dorëheqja e Edi Ramës do t’i japi fund edhe politikës së crregulluar “bipersonale” me gjuhë anarkike:

“As mish as peshk në Shqipëri dhe Ballkan”! Edi Rama me qëllim deklaron se nuk jam “As i majtë as i djathtë”, por në të vërtetë është “Rilindas hajdut dhe vjedh votat e shqiptarëve”! Edi Rama deklaron gjithashtu me qëllim se nuk jam: “As me europën e as me amerikën”, por në të vërtetë “lobon” me Klanet më anti-komëtare për politika personale sunduese!

Edi Rama bën plane për ndryshime kufijsh dhe premtuar “gjoja” stabilitet në rajon dhe në anën tjetër shitet si “patriot” dhe emëron ministra Rilindas nga Kosova. Kjo lloj “paradigme politike”, tipike post-moderne duke “luajtur” me të vërtetat kombëtare dhe rajonale e bën të domosdosëm largimin e Edi Ramës!

Fundi politik i Edi Ramës nuk do t’i bëjë nderë vetëm shqiptarëve por edhe rajonit të Ballkanit dhe politikës europiane dhe amerikane në rajon! Prandaj kërkohet një ndryshim i “modelit të lidershipit” në Shqipëri në marrëdhënie me rajonin dhe partnerët tanë!

Largimi i Edi Ramës në planin rajonal “fillon” me datën 29 Prill 2019 në takimin e Berlinit në të cilin Kancelarja Agela Merkel do të informojë opinionin ndërkombëtar dhe kryeministrat e ftuar, për “mos ndryshimin” e kufijve të Kosovës dhe Ballkanit!? Mediat perëndimore flasin për “varrosje” të planit Thaçi-Rama-Vuçiq të ndarjes së Kosovës.

Disa shkruajnë për një ndërhyrje të Berlinit në Paris që të pajtohen dy vendet lidere të BE-së për një qasje tjetër në zgjidhjen e konfliktit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ambasadori amerikan në Serbi para disa ditësh shoqëroi fjalimin e tij në një shkollë në Beograd me harta, të cilat paraqisnin Serbinë pa Kosovën pjesë të saj, siç e pretendojnë serbët.

Takimi i Berlinit është“fundi” i planit për ndryshim e kufijve në Kosovë dhe Ballkan, i “ideuar” nga Hashim Thaci, Edi Rama, Aleksandër Vucic dhe “aktorë” të dukshëm dhe të padukshëm në Europë dhe Sh. B.A.! Edi Rama me “miqtë” e tij tentuan ta bindin komunitetin ndërkombëtar për ndryshimin e kufijve, projekt që “gjoja” do të sillte stabilitetin në rajonin tonë dhe “ideuesit” do të ngelnin në histori si “lider europianë dhe rajonalë”!

Por në të vërtetë ky “grup politikanësh” autoritarë që mbështesin oligarkët e vendeve të tyre, kërkonin të ruanin interesat, “cifliqet” dhe bizneset e tyre të “korruptuara” në kurriz të njerëzve, duke i “sunduar” dhe varfëruar për një periudhë të gjatë! “Samiti i Berlinit do të jetë moment kthese në zgjidhjen e të gjitha konflikteve në Ballkanin Perendimor e sidomos në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë samit mund t’i jepet Beogradit akses në Kosovë, por çdo zgjidhje tjetër përveç ndarjes do të ishte më e mire sesa ndarja”. (Enver Bytyci 2019). Votimi në parlamentin hollandez për vendosjen e sistemit të vizave ishte një “goditje europiane” për Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar!

Mbas “grushtit europian”, duhet edhe “goditja amerikane” e administratës së Presidentit Trump për qeverinë e korruptuar të Rilindjes! Presidenti Donald Trump nuk e “harron” deklaratën e Edi Ramës tek C.N.N.-ni, duke e quajtur ate si “një e keqe e madhe për amerikanët”!

Diplomacia dhe politika e Sh.B.A.-ve të jep një “shans” për të ruajtur “raportet” diplomatike dhe politike, por “ta merr” kur t’i vijë momenti i duhur!? April 2016 C.N.N. “Albanian Prime Minister Edi Rama: Trump nomination would harm America”. (Wikipedia 2019). C.N.N.-Kryeministri shqiptar Edi Rama: “Emërimi i Trump do të dëmtonte Amerikën”?! January 2019.

Edi Rama hits out at Voice of America after an investigation into alleged political hiring in the prison system, unbowed by criticism of his treatment of the media. Edi Rama tek Zëri i Amerikës, duke e quajtur “Garbage” (Kazan) pas një hetimi mbi punësimin e supozuar politik në sistemin e burgjeve, i shtrembëruar nga kritikat për trajtimin e tij të mediave. Në vitin 2004 në takimin e parë zyrtarë në Berlin Kancelarja Angela Merkel iu drejtua Kryeminstrit Edi Rama që: “Na shihni në sy dhe thoni të vërtetën”!

Edi Rama dhe Rilindja bëjnë sikur i “shohin në sy” ndërkombëtarët dhe në anën tjetër mbjellin kanabis dhe vjedhin vota! April 2018 Merkel Meeting With Albanian Prime Minister Rama – “Neither Fish Nor Flesh”! (Screenshot Top Channel). Prill 2018. Në takimin zyrtarë në Berlin media e konsideroi takimin e Angela Merkelit me Edi Ramën – “As mish as peshk”!?

Politika europiane ka rëndësi të madhe në zhvillimet tona politike, mbasi jemi në Europë dhe duam të integrohemi në B.E., por SH.B.A.-të kanë luajtur dhe lozin një rol jetik për ceshtjen shqiptare dhe rajonale! Largimi i Edi Ramës, do të krijojë premisa të qëndrueshme edhe për celjen e negociatave me B.E.-në! Prandaj largimi i Edi Ramës, nuk do t’i bëjë nder vetëm shqiptarëve por do të ndryshojë ekulibra edhe në rajonin e Ballkanit dhe politikës europiane dhe amerikane në rajon! Edhe në politikën e brëndshme Edi Rama është “modeli” më i keq në këto 28 vite të zhvillimeve demokratike në Shqipëri!

P.D. dhe opozita e bashkuar kanë dorëzuar mandatet e deputetit dhe po protestojnë në rrugë prej disa muajsh! Vendimet kryesisë dhe këshillit kombëtar të P.D.-së dhe liderit Lulzim Basha për “Shqipërinë pa Edi Ramën”, qeveri tranzitive dhe zgjedhje të lira, janë vendimtare për të ardhmen politike të shqiptarëve!

Largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së Rilindjes, do të fillojë një etapë të re në Shqipërinë post-moderne! P.D. i ka marrë këto vendime e detyruar nga situata politike, ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e qeverisë që kultivoi haptas “kanabisin dhe heroinën”. P.D. i ka lidhur fatet e saja me fatet e shqiptarëve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën!

Të gjitha vendimet e kryesisë së P.D.-së, janë të lidhura me projektin dhe ideologjinë që ka kjo forcë politike për të ardhmen e Shqiptarëve me një qeveri për njerëzit dhe në shërbim të njerëzve dhe zgjedhje të lira.

Krijimi i kushteve që zgjedhjet të mbahen të barabarta është kërkesa minimale për një vend që kërkon integrimin në B.E. Rilindja edhe në këto ditë të protestave dhe krizës totale në vend thur intriga, se si të krijojë një “skemë” për vjedhjen e radhës të zgjedhjeve lokale, duke blerë varfërinë e madhe të shqiptarëve!

Zgjedhjet fasadë janë të pa pranueshme më për shqiptarët. Do të ishte me vend që të gjithë intelektualët, rinia, vecanërisht dhe profesorët e universiteteve dhe media ta mbështetnin hapur këtë vendim të P.D.-së! Edi Rama dhe Rilindja e “drogës dhe korrupsionit” i larguan 500.000 shqiptarë me një strategji të caktuar.

Prandaj shqiptarët kërkojnë një Shqipëri pa Edi Ramën! Para disa ditesh duke ecur në rrugët tradicionale të Shkodrës, shikon sinqerisht që rrugët janë të boshatisura, sikur ka rënë ndonjë “sëmundje”! Është krijuar me të vërtetë një “boshëllek njerëzor”, një situatë sureale!

As në fillim të viteve 90-të, mbas izolimit 50 vjecar, nuk ka ndodhur një fenomen i tillë, mbasi kishte shumë ëndrra dhe besim për të ardhmen! Protestat janë e vetmja rrugë e P.D.-së dhe opozitës për largimin e shtetit që po i largon, izolon dhe po i varfëron në deri në palcë shqiptarët!

Shqiptarët duhet të vendosin vetë për fatin e tyre politik, me të gjitha format dhe mënyrat vetëm pa Edi Ramën! Largimi i Edi Ramës do te ndryshoje situaten politike, ekonomike dhe psikologjike ne Shqiperi dhe do te krijoje premisa per marreveshje te sigurta per të ardhmen e rajonit te Ballkanit!