Ish-deputeti: Për grabitjen në Rinas nuk kapen të vërtetët, sepse bashkëpunojnë me ata lart

82

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar ngjarjen e arrestimeve të pesë personave të cilët akuzohen për grabitjen e 8 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në datën 9 prill.

Ai shprehet se këto arrestimet janë vetëm spektakle, pasi ata nuk kapin dot autorët pasi janë bashëkpunëtorë me ta.

“Kjo qeveri është kapur nga krimi dhe oligarkët. Këta bashkëpunojnë me krimin dhe oligarkë. Këta bashkëpunojnë me lloj-lloj kriminelësh. Ju bëni filma.

Ju vetëm filma dini të bëni. Edhe për grabitjen në Rinas, arrestohet dy veta në servise, duke dhënë spektakël, sepse nuk kapni dot ata të vërtetët, sepse bashkëpunoni e nuk mundeni. Por tani është koha e qeveritarëve dhe furia e tyre do t’iu rrëzojë. Nuk ka Lal dhe Llesh që na ndal”, tha Balliu.