Berisha zbulon skandalin: Kokaina që u kap në Maltë ishte e miqve të Ramës!

103

Ish-Kryeministri, Sali Berisha shprehet se kokaina e kapur në Maltë ka lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Në një shënim në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se, “kontejnerët qe u kapen ne Maltë me kokainë ishin banane të miqve të Ramës me mbiemër Xibraku”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kokaina qe u kap ne Malte ishte e miqve te Edvin Droges!sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
“Pershendetje dr nje lajme qe po mbahet i fshete nga policia esht se konteineret qe u kapen ne Malte me kokaine ishin banane te miqeve te Rames me mbiemer Xibraku”.

Te dashur miq, me dt 12 prill 2019 qytetari dixhital ka derguar nje mesazh lidhur me nje udhetim misterioz ne Malte te ndrikull Falimentit, konfidente numer nje e Madame Bashes, pikerisht ne ditet e njoftimit te kapjes se ngarkeses me Kokaine ne konteineret me banane me destinacion Shqiperine. Ketu me poshte keni mesazhin e publikuar me dt 12 Prill 2019. sb

“Nje udhetim i ndrikull Falimentimit ne Malte!!

Lexoni çfare shkruan nepunesi dixhital. sb

Pershendetje z Berisha me kete mesazh desha te ju njoftoj se Ministrja e financave e cila ka ndezur nje sherrnaj te madhe ne ministri,ka vajt ne malt ne nje udhtim misterioz vetem pa asnje njeri me vete ditet qe eshte kap droga qe do vinte nga malta ne shqiperi Ka ik me 14 dhe eshte kthyer me date 16,. Mire do te jete te hetohet umdhitmi i saj.

Gjithashtu kjo zonje ka ndezur sherre te medha ne ministri ne radhe te pare me zevendeset e saj. Zevendes ministria qe iku dha dorheqjen se nuk firmosi PPP e radhes per kontrollin teknik si korrupsion i hapur. ju lutem anonim.

Destinacioni për Shqipëri! Si u kapën në port 91.25 kg kokainë

Një sasi kokaine me destinacion Shqipërinë është kapur në portin e Maltës. Mediat vendase raportojnë se sekuestrimi i kokainës me vlerë 10.3 milionë euro është bërë nga Departamenti i doganës, teksa policia zbuloi në total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Sipas policisë, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejnerët. Pas dyshimeve të para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokainë.

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri.

Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.