6 shenja që tregojnë duhet të ndryshoni ushqimin

39

Problemet shëndetësore dhe dhembjet janë tregues që organizmi ynë mundohet dhe që i është e nevojshme ndihma. Ekzistojnë shenja të cilat tregojnë qartë që nuk ushqeheni drejt dhe që mund t’ju kushtojë shtrenjtë nëse nuk i ndryshoni shprehitë.

Fryrja dhe tretja e keqe
Nëse keni probleme me tretjen, kjo është shenja e parë që ushqimi i caktuar megjithatë nuk i përshtatet dhe që duhet ndërruar atë. Përpiquni që të konsumoni më shumë artikuj të pasur me fibra, sepse ato i ndihmojnë trupit të absorbojë materiet ushqyese dhe të rregullojnë tretjen. Pra, në menynë tuaj përfshini më shumë oriz, apo kokrra tërshëre.

Shpesh ju sulmojnë viruset apo ftohja
Sëmurja e shpeshtë është një ndër shenjat që imuniteti ju është dobësuar dhe që organizmin tuaj nuk e ushqeni në mënyrë adekuate. Prandaj, në ushqim përfshini mjaft materie ushqyese, posaçërisht artikuj të pasur me vitaminat C, A, E, si edhe me zink dhe hekur.

Shërimi i ngadalshëm i vragave
Nëse vragat ngadalë ju shërohen, duhet ta përmirësoni ushqimin dhe të përfshini artikuj të cilët përmbajnë mjaft proteina, sepse ato do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni këtë problem.

Dhembje e shpeshtë e kokës
Ushqimi plot kimikalie dhe ushqimi i ngrirë mund të nxisin dhembjen e kokës. Gjithashtu, njëri ndër shkaktarët është edhe dehidratizimi i organizmit. Prandaj, kujdesuni të hani më shumë pemë dhe të pini mjaft ujë.

Thartira në lukth
Konsumimi i çokollatës, i agrumeve, madje edhe i perimeve të caktuara mund të shkaktojë thartirën. Gjithashtu edhe alkooli shkakton thartirën. Prandaj, zvogëloni pijet alkoolike dhe kafeinën, sepse është konstatuar shkencërisht që dobësojnë unazën e muskujve të cilët pengojnë kthimin e thartirës së lukthit në ezofag.

Keni flokë të rrallë
Flokët kanë nevojë për vitamina dhe materie ushqyese për të qenë të shëndetshëm. Kur organizmit tuaj i mungon hekuri, në qarkullim gjaku keni më pak oksigjen, gjë që për pasojë ka lodhjen konstante dhe rënien e flokëve. Prandaj hani mjaft proteina, thartira yndyrore dhe vitaminë C, zink dhe hekur.