13 Prilli, fundi i “djallëzuar” politik i Edi Ramës!

119

Nga Qamil Gjyrezi

Protesta mbarëpopullore e P.D.-së dhe opozitës së bashkuar me thirrjen: “Nga Jugu në Veri, Rama Ik”, duhet t’i japi fund qeverisë autoritare të Edi Ramës në këtë mes Prilli! Me 13 Prill, kërkesat e P.D.-së dhe opozitës së bashkuar janë të njëjta, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Prilli është edhe muaji i “reshjeve” të fillimit të pranverës. 13 Prilli duhet të kthehet në një “shtërngatë” politike kundër Edi Ramës dhe Rilindjes.

Shqiptarët e përdhunuar 6 vite nga “Rilindja e narkotrafikantëve” dhe nga Edi Rama meritojnë këtë pranverë një qeveri tranzitore që krijon premisat për zgjedhje të lira për vendosur rregullat e demokracisë, shtetit ligjor të nëpërkëmbur nga “Djallëzitë politike” të Edi Ramës”!

Me datën 13 Prill do të jetë një mbasdite me kohë të mirë, “shenjë” që tregon ditë të mira për shqiptarët dhe fundin e Edi Ramës! Papa Francesku, gjatë një meshe ka deklaruar se:

“Djalli është inteligjent, biles nganjëherë më inteligjent se engjëjt dhe njerëzit”! Edi Rama i vënë në presion nga populli, opozita, biles edhe nga ndërkombtarët, po përdorë mendjen dhe sjelljen e djallit! Edi Rama me të vërtetë duket se po luan rolin e të “dorëhequrit”, Liderit të Ballkanit për të mos krijuar sistemin zinxhir të zgjedhjeve të parakohëshme në rajon, në anën tjetër përdhunon banorët e bregut të lumit me “ndihmësin” e tij Erion Veliaj, “hap” dyert e aeroportit të Rinasit për “grabitësit e parave” dhe vazhdon idenë e “stabilitetit politik dhe ligj-zbatues” në vend, duke vendosur ushtrinë ne aeroportin e një vendi “demokatik” dhe anëtarë i Natos, shenja tipike të “grushtit të shtetit”!

Prandaj PD dhe opozita e bashkuar me datën 13 Prill duhet ta largojnë Edi Ramën! Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar janë diplomatë dhe përfaqësues të qeverisë së SH.B.A-ve dhe Europës!

Ata kryejnë misionet e tyre diplomatike dhe shtetërore! Opozita e deklaroi publikisht, se ishte e bindur se përfaqësuesi i Sh.B.A.-ve nuk kishte ardhur posacërisht pë krizën politike në vend. Opozita e mirëpret ndihmën e ndërkombëtarëve për krizën politike dhe sociale në Shqipëri!

Por fuqinë për ndryshim dhe rivendosjen e demokracisë së nëpërkëmbur e kanë në dorë vetë njerëzit, shqiptarët. Shqiptarët nga Jugu në Veri duhet të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre! Prandaj duhet të marrin pjesë në protestën e datës 13 Prill, që të largojnë njëherë e përgjithmonë “autoritarizmin” dhe “politikën e djallëzuar të Edi Ramës”!

Nëse të gjithë shqiptarët nga jugu në veri dhe kryesisht në Tiranë, do ta kuptojnë rëndësinë e datës 13 Prill, në muajin maj të gjithë do të jenë më optimistë në punët dhe bizneset e tyre dhe studentët në provime pa Edi Ramën!

Mirë u pafshim me datën 13 Prill 2019, ora 18:00, para kryeministrisë, biles me një “Lule Prilli” në dorë, për largimin e Edi Ramës! Po e mbylli shkrimin me një deklaratë optimiste dhe realiste të liderit të opozitës Lulzim Basha: “Bashkim i të gjithë shqiptarëve në betejën e 13 Prillit kundër regjimit kriminal.

Rruga e vetme për këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësise, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqënien e çdo shqiptari”! 13 Prilli, duhet të jetë “fundi” i kryeminsitrit Edi Rama, që nuk la “djallëzi” politike pa përdorur në këto 6 vite, për të realizuar projektet e tija, duke i keqpërdorur dhe keqeverisur shqiptarët!