Ushtrimet që mbrojnë shëndetin e kockave

113

A duhet të shqetësohen meshkujt për shëndetin e kockave, dhe nëse po, cilat janë ushtrimet e duhura për forcimin e kockave?

Nivelet e hormonit mashkullor testosteron fillojnë të bien me kalimin e moshës, dhe mund të mos jenë të mjaftueshme për mbajtjen e kockave të forta. Gjatë jetës njeriu mund të pësojë fraktura të kockave. Nëse kjo ndodh në moshë të re, probabiliteti për ripërtëritje dhe shërim të shpejtë të kockave është më i lartë.

Por, me moshimin, fillon të ulet masa kockore dhe densiteti, kështu kockat bëhen më të ndjeshme ndaj frakturave. Lajmi i mirë është që jo çdo i moshuar zhvillon probleme me kockat, dhe mund të ngadalësoni procesin e dobësimit të kockave me ushtrime.

Cilat ushtrime ndihmojnë në mbrojtjen e kockave?

Ekspertët rekomandojnë ushtrimet që stimulojnë formimin e masës kockore duke ushtruar presion në kocka, sidomos në artikulacione dhe shpinë, pjesët që preken më shumë nga frakturat. Shembuj të këtyre ushtrimeve: ecja, ngjitja e shkallëve, hiking, vrapimi apo edhe kërcimi.

Kërcimi me litar është një tjetër ushtrim i mirë për forcimin e kockave. Këto lloje ushtrimesh mund t’i kryeni në natyrë ose palestër, duke u ndjekur edhe nga një instruktor.